Shqipëria
Të miturit shqiptarë: Një pjesë e rëndësishme e emigracionit të ri drejt Europës
Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet kryesore nga ku vijnë të miturit që marrin leje qëndrimi në Bashkimin Europian.
Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, nga 147.500 leje qëndrimi të dhëna për të mitur në Europë, rreth 19.000 (ose 13%) u takojnë qytetarëve shqiptarë. Kjo rendit Shqipërinë në vendin e tretë, pas Ukrainës (21%) dhe Bjellorusisë (15%).
Në nivel global, në vitin 2024 u dhanë gjithsej 540.000 leje qëndrimi për të mitur, ndërsa Europa përbën një pjesë të konsiderueshme prej 27% të tyre. Këto shifra tregojnë se çdo vit kontinenti përballet me një numër të madh të miturish që kërkojnë të integrohen në sistemet arsimore dhe sociale të vendeve anëtare të BE-së.
Rritja e numrit të kërkesave nga Shqipëria lidhet kryesisht me bashkimin familjar, ndërsa një pjesë tjetër e motivuar nga mundësitë për arsimim dhe për një jetë më të qëndrueshme në vendet pritëse.
Nga një perspektivë globale, Azia ka numrin më të madh të të miturve që marrin leje qëndrimi, me 201.000 fëmijë (37% e totalit botëror), ku në krye renditen Siria, Afganistani dhe India. Pas Azisë, Afrika përbën 21% të totalit global, me 112.000 të mitur, shumica nga Maroku, Egjipti dhe Nigeria.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










