Lajme
Të mërkurën voton diaspora
Diaspora shqiptare do të nis votim që nga dita e mërkurë, 19 shtator për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.
Si asnjëherë më parë, 42 mijë persona kanë aplikuar për të qenë pjesë vendimmarrëse për udhëheqjen e ardhshme qeveritare. Afati për ta do të jetë i hapur deri më 4 tetor.
Për ta nisur këtë proces, gjatë së martës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë hedhjen e shortit për renditjen e 25 partive në fletën e votimit për zgjedhjet nacionale te 6 tetorit. Partia e parë në renditje me numër 111 është Partia Liberale Egjiptiane. Menjëherë pas saj me numër 112 vjen një ndër partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike e Kosovës.
Poshtë saj, në mesin e partive me numrin më të madh të votuesve, vjen koalicioni AAK-PSD 119, Nisma- AKR- PD 122, Lëvizja Vetëvendosje 126 dhe Lidhja Demokratike e Kosovës 134.
Për qytetarët të cilët votojnë për herë të parë, kjo është një mostër e fletës së votimit që duhet ta kenë para vetës. Në anën e majtë të fletës gjendjen subjektet politike qe duhet votuar vetëm një prej tyre, ndërsa në anën e djathtë gjenden numrat e kandidatëve për deputetë nga subjekte politike e që gjithsej lejohet të votohen vetëm 5 kandidatë.
Ajo që nuk duhet të bëjnë votuesit është të zgjedhin dy subjekteve politike për t’i votuar, pasi si përfundim vota shpallet e pavlefshme ose nëse zgjedhin më tepër se pesë kandidatë për deputetë për t’i votuar, atëherë votuesi i numërohet vetëm vota për subjektin politik, por jo për kandidatët për deputetë”, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










