Lajme
Të menduarit pozitiv, një mundësi për të jetuar shëndetshëm
Keni kujdes se një pikëpamje pozitive e gjërave të përditshme nuk mund të parandalojë të gjitha rreziqet e shëndetit mendor, mirëpo mund të zvogëlojë rrezikun tuaj për të zhvilluar depresion dhe ankth, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se një arsye për këtë është se duke u përqëndruar në gjërat e mira që ndodhin për rreth jush, ju natyrisht harxhoni më pak kohë duke u fokusuar në gjërat e këqija dhe në pjesën më pak të këndshme të jetës.
Të gjithë kalojnë kohë të vështira, mirëpo ata që kanë tendencë të jenë optimistë, problemet e tyre i kalojnë më lehtë. Mendja jonë është një nga dhuntitë më të vlefshme që posedojmë dhe fuqia e saj shpesh nënvlerësohet dhe keqpërdoret. Ne mund të përdorim trurin tonë për të mirë ose për të keq, mirëpo të mendosh pozitivisht duhet të jesh mjeshtër i të menduarit pozitivë.
Krijoni një buton tek mendja e juaj, që kur ta gjeni veten duke menduar negativisht, ju thjesht veç e shtypni atë butonin e padukshëm për të ndryshuar mendimin nga negativ në atë pozitiv. Truri juaj mund të mbajë vetëm një mendim në atë kohë, kështu që zgjidhni me mençuri më të mirën.
Rrethohuni me njerëz pozitivë dhe vazhdoni të qëndroni larg nga personat që ju mbushin me energji negative.
Kur e kuptoni se jeni pushtuar nga një “përbindësh” i mendimit negativ, pyesni veten: “A ka ndonjë veprim pozitiv që mund të bëj tani për këtë situatë?” Nëse po, veproni!
Mundohuni të meditoni për një mendim pozitiv si p.sh. “Çdo gjë është në rregull”. Edhe nëse nuk e besoni, thjesht vazhdoni të mendoni kështu derisa të ndjeheni të lehtësuar. Në ato momente truri juaj është i rraskapitur, kështu që jepni trurit një afat kohor.
Por, kur mendimi negativ ju shpie vazhdimisht në një vrimë të errët, ju duhet të kërkoni ndihmë që dikush t’ju tërheq shpejt dhe t’ju kthejë në dritë. Si me të gjitha ndryshimet në rikuperim, arti i të menduarit pozitiv kërkon shumë praktikë. Bukuria e rimëkëmbjes është se çdo gjë është e mundur kur bëjmë veprimin e duhur. Të jesh i sjellshëm, i dashur dhe i dhembshur me veten dhe të tjerët e bën udhëtimin e mendjes shumë më të këndshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











