Lajme
Zvicër: Të martën mund të mos ketë më shtretër të lirë në kujdesin intensiv
Nëse zhvillimet vazhdojnë me ritmin aktual, shtretërit e kujdesit intensiv të çertifikuar do të jenë të zënë që të gjithë deri të martën e ardhshme
Pranimet në spitale të të sëmurëve me me koronavirus vazhdojnë të shtohen me të madhe. Shtimi i tyre është më i madh se ai i infeksioneve të reja ditore, shkruan srf.ch.
Në përputhje me rrethanat, njësitë e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane tani janë duke shfrytëzuar mesatarisht 77 për qind të kapaciteteve të tyre, përcjell albinfo.ch.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) paralajmëron përsëri për një mbingarkesë këcënuese të spitaleve.
Nëse zhvillimet vazhdojnë me ritmin aktual, shtretërit e kujdesit intensiv të çertifikuar do të jenë të zënë që të gjithë deri të martën e ardhshme.
Ndërsa shtretërit shtesë të kujdesit intensiv gjithashtu do të zihen deri më 17 nëntor, sipas parashikimit të BAG nëqoftëse nuk ndërmerret ndonjë hap serioz në këtë drejtim.
Që nga fillimi i rritjes së sërishme të numrave të infeksionee dhe shtrimeve në spitale, para rreth një muaji, sektori i shëndetësisë ka tërhequr në vazhdimësi vërejtjen për shterimin e shpejtë të kapaciteteve të shtretërve të kujdesit intensiv në vend
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











