Shkurt.ch
Të jetosh në Zvicër: Vizat dhe lejet e qëndrimit

Nëse mendoni të lëvizni drejt Zvicrës, ju duhet të keni informacione mbi vizat për vizitë, për të jetuar, studiuar ose punuar në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Çështjet e emigracionit në Zvicër kanë qenë të tensionuara pas një referendumi për të lejuar atë kundër lëvizjes së lirë në vendet e BE-së.
Kujt i duhet viza?
Zvicra nuk është pjesë e BE-së, por së bashku me Islandën, Lihtenshtajninë dhe Norvegjinë formon Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA). Zvicra është gjithashtu një nga 26 vendet që përbëjnë zonën e Shengenit: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja dhe Sueda. Ata kanë një vizë të përbashkët dhe nuk kanë kontrolle kufitare mes tyre, kështu që cilido nga këto kombësi mund të udhëtojë lirisht në Zvicër.
Sipas Aktit të Lirisë së Lëvizjes, pothuajse të gjithë shtetasit nga vendet e BE-së ose EFTA-s kanë të drejtë të lëvizin në Zvicër, edhe pse ata duhet të regjistrohen për të punuar dhe të aplikojnë për leje qëndrimi për shumë se tre muaj. Megjithatë, ka disa rregulla të posaçme për anëtarët e rinj të BE-së, duke përfshirë shtetasit bullgarë, rumunë dhe kroatë. Pothuajse të gjithë të tjerët kanë nevojë për vizë për të hyrë në Zvicër dhe një leje qëndrimi zvicerane për çfarëdo qëllimi dhe autorizimin për të punuar, përcjell albinfo.ch.
Aplikimi për një leje qëndrimi në Zvicër
Çdo i huaj që qëndron në Zvicër për më shumë se 90 ditë / tre muaj, ka nevojë për një leje qëndrimi, madje edhe për qytetarët e BE-së / EFTA-s. Ju duhet të aplikoni në zyrat lokale të migrimit të kantoneve ku keni ndërmend të jetoni, para se të vendoseni në Zvicër.
Zvicra është një Republikë Federale, e përbërë nga 26 kantone ose rajone. Çdo kanton ka zyra kantonale të migrimit, të cilat janë përgjegjëse për lëshimin e lejeve të qëndrimit dhe zyrat kantonale të punës, të cilat janë përgjegjëse për autorizimin e punës. Edhe pse të gjitha kantonet veprojnë nën të njëjtin ligj federal, secili kanton ka disa autonomi përsa i përket emigracionit në rajon. Prandaj, kantonet janë burimi i parë për informacion lidhur me kërkesat për lejen e punës dhe qëndrimit.
Llojet e lejes së qëndrimit në Zvicër
Viza L- një kartë biometrike, e vlefshme deri në një vit, e cila mund të vazhdohet, por vetëm deri në 24 mua, përcjell albinfo.ch.
Viza B- një kartë biometrike, normalisht e vlefshme për një vit, e cila mund të vazhdohet. Ju duhet të keni një kontratë pune të përhershme ose të jeni në universitet. Ka një numër të kufizuar të këtyre lejeve.
Viza C – lejon qëndrim të përhershëm në Zvicër dhe mund të vazhdohet. Kjo kartë biometrike zakonisht lëshohet vetëm pas 10 viteshtë qëndrimit në Zvicër. Me këtë leje mund të ndryshoni punën sipas dëshirës, dhe të jetoni kudo që dëshironi në Zvicër.
Viza G- kjo leje është për ata që punojnë në Zvicër, por jetojnë në një vend tjetër Kjo është një leje vjetore që mund të vazhdohet çdo vit. Nuk ju jep asnjë të drejtë banimi dhe nuk mund të konvertohet në një leje banimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Eriona Elezi: Nga superliga zvicerane te kombëtarja e Kosovës “Shumë njerëz ende nuk e marrin seriozisht futbollin e vajzave dhe dyshojnë në aftësitë tona. Kjo...
-
Eliza Kadriu: Një rrugëtim i pasionuar në futboll që thyen klishetë
-
Humbin jetën tre shqiptarë në Spanjë
-
Berlin: Java e Kulturës së Kosovës fillon me shfaqjen e filmit artistik “The Albanian Virgin”
-
Shqiptarja Aida Birinxhiku – Deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
Jeta në Austri
-
Austria me qira gjithnjë e më të shtrenjta Qiratë në Austri janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në një mesatare prej 9.80...
-
Humb jetën kosovari 35-vjeçar pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Austri
-
Restorantet në Austri përballen me kritika për shërbimin dhe tarifat
-
Brukseli nis procedurë ndaj Austrisë për deficit të tepërt
-
Njoftim i rëndësishëm i Ambasadës së Kosovës në Austri