Të huajve me shtetësi zvicerane u publikohet prejardhja
Në kantonin St. Gallen, kryesve të veprave penale që kanë marrë shtetësinë zvicerane do tu publikohet edhe shtetësia e mërparshme
Në kantonin e St. Gallenit, tash e tutje policia dhe autoritetet e drejtësisë, në njoftimet e tyre për publikun do të jenë të detyruar të publikojnë edhe prejardhjen nacionale të kryesve të veprave penale ose të të dyshuarve për kryerjen e tyre.
Kjo ka të bëjë me të huajt që kanë marrë shtetësinë zvicerane, shkruan gazeta “St.Galler Tagblatt”. Parlamenti kantonal ka vendosur kështu me një shumicë befasuese prej 83 votash për dhe 26 kundër. Socialdemokratët dhe të gjelbrit votuan kundër një vendimi të tillë.
Ky vendim e bën të panevojshëm referendumin që kishin iniciuar të rinjtë e SVP-së me moton “Siguri dhe transparencë”, për faktin se mundëson arritjen e qëllimit të njëjtë, përmes rrugës më të shkurtë.
“Kryesit e veprave penale me prejardhje të huaj nuk bën të privilegjohen” apelonte iniciativa e përmendur duke iu referuar mospublikimit të prejardhjes ose shtetësisë së tyre të mëparshme nga autoritetet gjyqësore e policore.
Në praktikën e deritashme të komunikimit me medie të policisë dhe gjyqësisë zvicerane është e zakonshme që kur kryesi i një vepre penale ka shtetësi zvicerane por prejardhje të huaj, të identifikohet si shtetas zviceran.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











