Shkurt.ch

Të huajt, shqetësimi numër një

27% të të anketuarve problem kryesor e kanë atë të migracionit dhe azilit.. Te SVP/UDC janë 59 % ndërsa te SP/PS janë vetëm 8% të tillë.

Tema që preokupon më së shumti zviceranët me të drejtë vote është migracioni. Sipas një sondazhi të sponsorizuar nga SRG dhe të realizuar nga instituti gfs.bern, 27 për qind të të pyeturve janë shprehur për problemi me të huajt si brengën më të madhe të tyre. Sipas tyre tema e migracionit dhe e azilit janë shumë komplekse dhe përbëjnë problemin që kërkon zgjidhjen më urgjente.

Temat tjera si ambienti, politika e energjisë, papunësia siguria sociale etj janë shumë më pak preokupuese në krahasim me të parën. Kështu, vetëm 6 për qind të të anketuarve e konsiderojnë çështjen e ambientit dhe të politikës së energjisë si më të rëndësishmen. Po kështu 6% të zviceranëve janë të mendimit se papunësia dhe siguria sociale janë problemet emergjente për Zvucrën. 5% janë të brengosur me krizën e euros ndërsa nga 4% kanë problem me konfliktin e taksave me SHBA-në dhe çështjet shëndetësore.

Radhitja e problemeve sipas anëtarësisë partiake të të anketuarve është ajo e pritura, shkruan srf.ch. Sigurisht, anëtarët e Partisë së Gjelbër dhe  GLP (Partia e Liberalëve të Gjelbër) janë më shumë të preokupuar me ambientin. Ndërsa 59% të zgjedhësve  të SVP/UDC e vejnë në rend të parë problemin me migracionin dhe azilin, nga SP/PS janë vetëm 8% të tillë.

Por për 19% të personave të anketuar që janë paraqitur si të pa parti ose që u takojnë “partive tjera”, migracioni është preokupimi numër një, dhe kjo e ngre sigurisht atë në vendin e parë të temave brengosëse. Ndërsa zgjedhësit e partive tjera si FDP/PLR, CVP/PDC dhe BDP migracionin e konsiderojnë vetëm 6, respektivisht 2 dhe 3% si shqetësimin kryesor të tyre.