Të huajt, më shumë japin se sa marrin nga arkat pensionale
Të huajt marrin pjesë me 26.7 për qind në mbushjen e arkave, ndërkohë që pjesëmarrja nga përfitimet prej tyre është gjithsej 17.9 për qind

Të huajt në Zvicër jo vetëm që nuk shfrytëzojnë mbi mesatarisht shërbimet sociale si ato të invaliditetit, por, përkundrazi ata e bëjnë këtë nën mesataren e përqindjes së tyre në popullatën e Zvicrës. Këtë konstatim e ka nxjerrë magazina ekonomike e televizionit publik zviceran “Eco”.
Shefi i Entit Federal për Sigurime Sociale Yves Rossier i ka deklaruar kësaj magazine se shuma e përgjithshme që kanë paguar të punësuarit në Zvicër në arkën e pensioneve invalidore dhe në atë familjare e të pleqërisë (AHV) gjatë vitit 2009 është 32.9 miliardë franga.
Në grumbullimin e kësaj shume, të huajt marrin pjesë me 26.7 për qind. Ndërkohë, përqindja me të cilën të huajt marrin pjesë në përfitimet nga këto arka është gjithsej 17.9 për qind .
Gjithashtu, të huajt që jetojnë në Zvicër sot shfrytëzojnë 25.6 për qind të pensioneve invalidore që jepen në Zvicër. Në të njëjtën kohë, ata kontribuojnë me 26.7% në fondin e pensionit invalidor.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës Gjatë fundjavës, dy persona u mbytën në liqene, konfirmoi për APA një zëdhënës i Drejtorisë së...
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje
-
Austri: Sa po zbatohet vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla?
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave