Shkurt.ch
Të huajt identifikohen më pak me Zvicrën se me vendet e prejardhjes
Studimi ka shqyrtuar edhe lidhjen që ndjejnë të huajt me Zvicrën, me ç`rast ka konstatuar se sipas rregullit, ata identifikohen më shumë me vendin e prejardhjes se sa me Zvicrën
Një në tre të huaj në Zvicër gjatë dy viteve të fundit është konfrontuar me paragjykime ose me diskriminim. Prejardhja e huaj ose motivet raciste kanë qenë shkaktarët më të shpeshtë të një gjendjeje të tillë, konstaton një studim i realizuar në nivel të Zvicrës, shkruan sda.ch. “National Center of Competence in Research» (nccr), një institut i përbashkët i universitetit të Neuchatelit dhe atij të Gjenevës ka realizuar studimin.
Aty vihet në pah se të huajt nga Afrika Perëndimore ballafaqohen më shumë me paragjykime dhe diskriminim me motive race se sa me motive migratore, transmeton albinfo.ch. Më shumë se gjysma e kësaj popullate i është nënshtruar diskriminimit. Si krahasim, te të huajt nga Austria, përqindja e kësaj kategorie është 24%.
Studimi më tutje ka shqyrtuar edhe lidhjen që ndjejnë të huajt me Zvicrën, me ç`rast ka konstatuar se sipas rregullit, ata identifikohen më shumë me vendin e prejardhjes se sa me Zvicrën. Mbi gjysma e të anketuarve ndihen të lidhur shumë me vendet prej nga vijnë. Përjashtimin e vetëm e përbëjnë shtetasit e Francës dhe ata të vendeve të Amerikës Latine, të cilët identifikohen më shumë me Zvicrën se me vendet e tyre.
Më së shumti të lidhur mall për vendet e prejardhjes ndjejnë shtetasit e Indisë (66%) dhe ata të Portugalisë (61%), përcjell albinfo.ch. Ndërsa gjermanët me 40% dhe francezët e britanikët me nga 46% janë nga fundi i listës.
Megjithatë, kontaktet me vendet e prejardhjes për shumicën e madhe të të anketuarve luajnë një rol të rëndësishëm. 92 për qind të tyre kanë deklaruar se e kanë vizituar atdheun e tyre gjatë vitit të kaluar. Ndërsa shumica e madhe e të huajve nga kontinentet tjera vizitojnë vendin e tyre një herë në vit ose edhe më rrallë. Te këta të fundit hyjnë të huajt nga Afrika Perëndimore (45 %) dhe ata nga Amerika Latine (31%).
Studimi po ashtu tregon se 9 nga 10 të anketuarit (6000 sish) kur e shikojnë punën në retrospektivë janë të kënaqur deri në shumë të kënaqur me emigrimin e tyre, transmeton albinfo.ch. Më të kënaqurit rezultojnë austriakët: mbi gjysma e tyre thonë se janë “totalisht të kënaqur”.
Afër gjysma e migrantëve të anketuar thonë se duan që në të ardhmen të bëjnë kërkesë për pasaportë zvicerane.
Studimi tregon se shumica e të migruarve në Zvicër kanë kualifikime të larta shkollore. Afër dy të tretat kanë një diplomë universiteti ndërsa më shumë se një e katërta, diplomë të shkollës së mesme. Vetëm çdo i nënti nuk ka më shumë se një shkollë fillore, përcjell albinfo.ch. Më së shumti të huaj me diploma fakulteti ka nga Portugalia (42%) dhe më së paku nga vendet e Afrikës Perëndimore (22%).
Duke qenë studimi në mënyrë eksplicite ka pasur për qëllim të lërë jashtë fokusit të tij aazilkërkuesit aktualë dhe ata të dikurshëm, nuk janë anketuar të huajt nga shtetet e Ish Jugosllavisë dhe ata nga Lindja e Afërme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni Shqiptarja nga Lubjana synon një vend në Parlamentin e Sllovenisë, duke premtuar ndershmëri, guxim dhe angazhim... -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












