Shkurt.ch

Të huajt i besojnë më shumë policisë

Njerëzit me sfond emigracioni kanë besim më të madh në polici, gjykatat dhe sistemin politik në Zvicër për dallim nga vendësit që kanë më pak.

35 për qind e popullsisë mbi moshën 15 thuhet të kenë sfond emigracioni në Zvicër. Kjo përfshin të huajt, qytetarët e natyralizuar dhe zviceranët me prindër të huaj.

Një analizë nga Zyra e Statistikave (BFS) tani tregon se njerëzit me sfond emigracioni kanë besim më të madh në institucionet zvicerane.
Qytetarët me sfond emigracioni kanë më shumë besim sesa vendësit në polici, gjykata dhe në sistemit politik. Po ashtu vërehet dalimi në sistemin politik. Besimi i atyre me sfond emigrimi është 1.4 herë më i madh në krahasim me zviceranët.
Një total prej 68 treguesve ka përshkruar gjendjen aktuale në integrimin e popullsisë me sfond emigracioni. Dallimet në të ardhurat dhe kushtet e jetesës mes personave me dhe pa sfond emigrimi ka mbetur praktikisht i pandryshuar në vitet e fundit.
Një ndryshim ishte evidente në pjesëmarrjen politike.  Pjesa e qytetarëve zviceranë me sfond emigracioni që marrin pjesë në referendume ka rënë nga 10 për qind 2010-2013. Ndërsa te zviceranët shkalla ka mbetur e qëndrueshme.