Lajme
SP kërkon të drejtë vote për të huajt dhe miraton një rezolutë për Kosovën
Pesëdhjetë vjet pas futjes në fuqi të votës së grave, kjo parti bën thirrje për të drejtën për të votuar dhe për t`u kandiduar për të gjithë, përfshirë të huajt
Partia Socialdemokrate e Zvicës (SP) dëshiron t’u japë të huajve në Zvicër më shumë të drejta, shkruan srf.ch.
Ish-këshilltarja federale nga kjo parti, Ruth Dreifuss në asamblenë e delegatëve ka bërë në këtë kontekst krahasimin e të drejtave të të huajve me të drejtat e grave, tranmseton albinfo.ch
Pesëdhjetë vjet pas futjes në fuqi të votës së grave, kjo parti po bën thirrje për futjen e së drejtës për të votuar dhe për t`u kandiduar për të gjithë, përfshirë të huajt.
“Ata që paguajnë taksa duhet gjithashtu të kenë të drejtë të thonë diçka për shtetin, është shprehur ish-Këshilltarja Federale Ruth Dreifuss, e cila mori pjesë në takim, transmeton albinfo.ch.
Po ky ka qenë argumenti kryesor qendror edhe 50 vjet më parë, në kuadër të përpjekjeve për të drejtën e votës për gratë, përcjell albinfo.ch. Dhe kjo është edhe sot po aq e vërtetë, ka thënë tutje Dreifuss.
E drejta për të votuar për të gjithë ka të bëjë gjithashtu me të drejtën për të votuar dhe për t`u zgjedhur edhe për personat me aftësi të kufizuara, për shembull, siç është vënë në fuqi në Gjenevë.
PS gjithashtu miratuar edhe një rezolutë “për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe drejtësinë sociale në Kosovë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












