Integrimi
Të huaj dhe pro “Iniciativës…” së SVP-së!
Gazetari ka pyetur futbollistët e klubit amator «FC Prishtina» të Bernës. Sigurisht, një shumicë e qartë aty janë kundër iniciativës. Por ka dhe disa që janë pro
Të huajt dhe ata me prejardhje të huaj por që kanë fituar pasaportën e Zvicrës, janë sipas rregullit, kundër Iniciativës së SVP-së për dëbimin e të huajve kriminelë. Por, një prezantim që ka bërë televizioni publik zviceran srf përmes emisionit të tij «Rundschau» tregon se kjo pasqyrë nuk është kaq uniforme dhe as kaq bardh e zi. Një numër i të intervistuarve me prejardhje të huaj dalin se janë në favor të iniciativës së përmendur.
Gazetari ka pyetur futbollistët e klubit amator «FC Prishtina» të Bernës. Sigurisht, një shumicë e qartë aty janë kundër iniciativës. Ata nuk e kuptojnë përse si të huaj para ligjit duhet të trajtohen ndryshe në krahasim me zviceranët.
«Unë jam rritur këtu. Unë ndjehem më shumë si zviceran se si kosovar», thotë për shembull Albano Gjokaj, püer emisionin Rundschau transmeton albinfo.ch. Ngjashëm rezonon edhe Bajram Avdilji, i cili është qartë kundër iniciativës. «Kjo përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Zviceranët dhe të huajt do të duhej të trajtoheshin njësoj. Sidomos për sekondot dhe të huajt tjerë që jetojnë kohë të gjatë këtu, iniciativa do të ishte shumë e ashpër», mendon Avdiji.
Por madje edhe brenda ekipit futbollistik kosovar «Iniciativa…» do t`ia dalë t`i marrë disa vota. Kështu për shembull, Gazmend Ramadani e thotë qartë: «Unë jam në favor të iniciativës. Pas saj, të huajt do të bëjnë më pak probleme», përcjell albinfo.ch. Ai vetë nuk e ka ende pasaportën zvicerane por megjithatë mendon se iniciativa është e mirë. Sepse, thotë ai, vetë është i integruar mirë këtu dhe nuk ka përse të frikësohet.
Ndërsa Massimo Aliota, i biri i migrantëve nga Sicilia, është avokat dhe qëmoti i natyralizuar. Ai është kategorik kundër iniciativës për çfarë madje ka mbledhur nënshkrimet e 160 avokatëve, kolegëve të tij.
«Si fëmijë më përqeshnin si «Tschingg» (fjalë përçmuese e zviceranëve për italianët). Aliotta tërheq vërejtjen kundër asaj që ai e quan drejtësi dy klasash: «Prindërit (etërit) mund të dëbohen për delikte te imta dhe kështu të shkatërrohen familje të tëra», thotë ai.
E Shahidul Chowdhury, një shtetas zviceran me prejardhje nga Bangladeshi është i prerë në favor të iniciaives. Ai është anëtar i SVP-së dhe madje asambleist i saj në komunën Galmiz të Kantonit Friburg. «Në Arabinë Saudite do t`ua prenin dorën nëse vidhni», thotë ai. Ndërsa iniciativën e SVP-së në këtë kontekst e quan si shumë humane.
Linku:
http://www.srf.ch/news/schweiz/abstimmungen/abstimmungen/durchsetzungs-initiative/das-sagen-auslaender-zur-svp-initiative
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













