Lajme
Të gjithë në aksion për një Kosovë pa bërllok
Qindra qytetarë por edhe politikanë i janë bashkuar Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, duke shënuar kështu ditën ndërkombëtare për pastrim të ambientit
Qindra qytetarë të Kosovës, përfshirë edhe liderë të partive politike i janë përgjigjur Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, duke shënuar kështu ditën ndërkombëtare për pastrim të ambientit. Aksioni ka filluar në orën 10 në lagjen Bregu i Diellit ndërsa do të vazhdoj gjatë gjithë ditës.
Aksioni vazhdon në mënyrë të organizuar drejtë “Lagjes së Romëve”, në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit.
Përfaqësuesit e partive politike këtë rast e kanë shfrytëzuar edhe për të bërë fushatë politike. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qytetarët që Kosovën ta pastrojnë nga mbeturinat, por edhe nga njerëzit e korruptuar që kanë prishur imazhin e vendit.
“Jo vetëm nga mbeturinat por edhe nga korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi, tenderomania e të gjitha këqijat e mundshme. Kosovës i duhet ndryshim, Kosovës i duhet Drejtim i Ri. Ta ndërrojmë imazhin e Republikës sonë me Aleancën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kësaj fushat i janë bashkuar edhe punësuarit e bankës “NLB Prishtina”.
“Përmes këtij aksioni simbolik, kemi dëshmuar përkushtimin tonë për një ambient sa më të pastër në gjithë vendin tonë. Të punësuarit e NLB Prishtina, dëshmuan se përveç faktit se janë për një për një treg të sigurt ekonomik, për zhvillim ekonomik, për mirëqenie të qytetarëve, ne jemi edhe për një ambient të pastër për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”,theksohet në njoftimin e NLB Prishtina.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili iu bashkëngjit aksionit së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, tha se është shumë e rëndësishme të ketë kësi lloj aksione.
“Kjo ditë na kujton se kemi edhe shumë punë për të bërë dhe natyrisht nuk do të pastrohet as Prishtina e as Kosova për një ditë, por natyrisht këtu duhet të përmirësohen gradualisht edhe vetëdijesimi i qytetarëve por edhe puna e institucioneve sepse kemi shumë punë për të bërë, si në menaxhimin e mbeturinave ashtu edhe në mirëmbajtjen e pastërtisë në komunën e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.
Kurse kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, tha se me këtë rast po bëhet edhe një lloj fushate parazgjedhore.
“Sot jemi mbledh këtu ta pastrojmë natyrën e qytetit tonë kaq të dashur, në të njëjtën kohë edhe po e shfrytëzojmë ë rastin që me bo një parafushatë që na duhet tash kohëve të fundit edhe me treguar që jemi të gatshëm që ti zhytim duart tona, që të tregojmë se jemi një me qytetarin”, tha ai.
Në të njëjtën, siç tha ai me ironi, “kemi ardhur edhe me u inspirua sepse siç e dimë ne plehrat dhe bërlloku janë pjesë e pandashme e fjalorit tanë politik dhe ka plot metafora të cilat mundemi mi gjet përreth, kështu që është edhe në të mirën tonë por edhe në të mirën e ambientit”, është shprehur ai.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










