Futboll
Të gjithë ‘çmenden’ pas Shaqirit
Tifozët, mediat, trajnerët dhe analistët kanë vlerësuar lart debutimin e Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri i ka impresionuar të gjithë në debutim. 45 minuta i mjaftuan për të asistuar dhe shënuar një super gol për Liverpoolin në ndeshjen debutuese ndaj Manchester United në SHBA, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri shënoi një super gol në stilin gërshërë, duke bërë që të gjitha mediat botërore të shkruajnë për të.
Edhe tifozët e Liverpoolit janë të mahnitur nga 26-vjeçari, i cili ka lindur në Zhegër të Gjilanit.
“Ai është më i mirë se Coutinho”, ka shkruar një tifoz. “Ai është më i miri”, ka shkruar edhe një tjetër.
Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka qenë edhe më i qartë. “Ajo që ka bërë Shaqiri nuk është normale. Është bashkuar me ekipin para katër ditësh. Ka pasur shumë hapësirë në sulm dhe e ka shfrytëzuar shumë mirë. Duhet të pranoj se na ka impresionuar të gjithëve”, theksoi Klopp. Goli i Shaqirit iu pëlqeu të gjithëve, madje, edhe trajnerit të Unitedit, Jose Mourinho. “Golat nga Pereira dhe Shaqiri ishin shumë të bukur”, tha portugezi.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj