Lifestyle
Të gjitha rrugët shpiejnë në Alba Festival
Pritet që këtë spektakël gjigant që mbahet gjatë dy ditëve, të shtunën dhe të delën, ta përcjellin rreth 20 mijë shikues

Gjithçka është gati për “Alba Festival”-in që mbahet nga sot në Cyrih dhe është festivali më i madh open air i organizuar ndonjëherë nga shqiptarët dhe me këngëtarë shqiptarë, në Evropë. Kështu thotë për albinfo.ch, që është partnere mediale e festivalit, Mimoza Lekaj, njëra ndër organizatoret dhe producentet, e njohur për publikun si influencuese në mediat sociale.
Sipas saj, pritet që këtë spektakël gjigant që mbahet gjatë dy ditëve, të shtunën dhe të delën, ta përcjellin rreth 20 mijë shikues.
Interesimi për këtë festival, te të rinjtë, kryesisht shqiptarë, të Zvicrës po edhe të Gjermanisë dhe shteteve tjera të afërta me Zvicrën, është mëse i kuptueshëm. Ata kanë rastin që, në ambient të hapur të shijojnë nga afër 16 yje të muzikës së popullarizuar shqiptare dhe tre DJ nga Kosova, Shqipëria e më gjerë. Ndërsa “qershiza mbi tortë” është sigurisht prania e yllit të pop muzikës botërore, Rita Ora, e cila do të këndojë natën e dytë, të dielën.
Mimoza Lekaj thotë se ka shumë emocione dhe se puna e bërë rreth festivalit ka qenë shumë e mundimshme. Por ajo është e sigurt se e gjithë kjo ja ka vlejtur, pasi që shikuesit do të kënaqen me atë që u është përgatitur.
Përveç muzikës së zgjedhur, publiku i ri në këtë festival do të gjejë edhe ambiente të këndshme për të kaluar sa më mirë. Organizatorët kanë menduar edhe për ushqimin që do të shërbehet në stenda dhe që kryesisht do të jetë nga kuzhina shqiptare dhe ballkanike, thotë Lekaj. Po ashtu do të ketë edhe dy shisha bare, dhe stenda të ndryshme për pije. Të gjitha këto e kanë pamjen nga skena, ashtu që vizitorët të mund të përcjellin pikat muzikore nga ambienti ku kanë zgjedhur të qëndrojnë.
Organizatori dhe bashkëproducenti Adem Morina thotë për albinfo.ch se biletat e kategorisë Vip dhe “Early Bird Tickets” (bileta të vëna në shitje më heret se të tjerat) tashmë janë shitur por vazhdon të ketë bileta për kategoritë tjera. Të kujtojmë: bileta për një ditë kushton 100 franga ndërsa për dy ditë, 130.90 franga. Ai shton se organizatorët janë përgatitur edhe për motin me vapë që pritet të mbretërojë gjatë festivalit. Shpërndarja e ujit për pije falas është njëra ndër masat në këtë drejtim. Po ashtu edhe tendat e shumta do të shërbejnë për të bërë hije dhe për të mbrojtur publikun nga vapa.
Shumë nga këngëtarët që do të jenë pjesë e festivalit kanë shkruar në faqen e instagramit të Alba Festival, duke u kujtuar fansave të tyre se festivali mbate këtë fundjavë, pra më 29 dhe 30 qershor, shkruan albinfo.ch. Në mesin e tyre janë Elvana Gjata. Ledri Vula, Capital T, Kida, Rina etj.
Festivali mbahet në Hardturm Areal të Cyrihut, ambient i njohur ky për organizime të tilla. Në ditën e parë (sot) programi në arealin e festivalit fillon nga ora 14.00 dhe përfundon në orën 23.00.
Aderesa: Hardturmstrasse 269, 8005 Zürich
Për informata më të hollësishme:
https://www.facebook.com/albafestival/?epa=SEARCH_BOX
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët Gati 30 për qind më shumë urgjenca të lidhura me drogën që përfshijnë të mitur u...
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains