Lajme
Të enjten, rezultatet e zgjedhjeve
"Këto ditë do të vazhdojë rinumërimi i 439 kutive dhe parashihet që për çdo ditë të rinumërohen nga 80 kuti", ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka
Shüallja e rezultateve të zgjedhjeve që janë mbajtur dy javë më parë ka mundësi të büehet të enjten e javës që vjen. Kështu është shprehur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, duke theksuar se nuk ka asnjë vonesë në procesin e numërimit dhe të rinumërimit të votave.
Këtë pohim ajo e ka bërë në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, me ç`rast ka thënë se mosbesimi i partive politike po e dëmton imazhin e KQZ-së dhe të Kosovës. “Unë i ftoj të gjithë përfaqësuesit e partive politike, analistët dhe të tjerët që po merren këto ditë me KQZ-në, të na lënë të qetë, në mënyrë që ta kryejmë punën tonë. Mos t’i predikojnë çështjet sepse KQZ-ja nuk është duke bërë politikë, por pikërisht të tjerët për qëllime të tyre politike e personale janë duke e dëmtuar imazhin e KQZ-së”, ka thënë Daka.
Ajo ka shtuar se nuk ka asnjë vonesë në procesin e numërimit dhe të rinumërimit të votave dhe se çdo gjë është duke u zhvilluar konform procedurave ligjore. “Nuk ka vonesa fare në këtë proces dhe e gjithë kjo procedurë është normale, pasi është duke u zhvilluar në bazë të ligjit dhe konform procedurave të Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve. Prandaj, dua ta njoftoj opinionin se nuk ka vonesa, përkundrazi kjo është më e shpejta që kemi mundur ta bëjmë. Pra, të gjitha aktivitetet dhe procesi në këtë qendër është bërë me një dinamikë shumë të shpejtë”, është shprehur Daka, duke paralajmëruar se të enjten KQZ-ja mund të dalë me rezultate përfundimtare.
“Këto ditë do të vazhdojë rinumërimi i 439 kutive dhe parashihet që për çdo ditë të rinumërohen nga 80 kuti. Duke u nisur nga kjo përllogaritje, mund të presim që të enjten të dalim me rezultate përfundimtare për zgjedhjet e 8 qershorit. Dhe pas afateve ligjore për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do ta bëjmë certifikimin e rezultateve”, ka theksuar ajo.
Duke e komentuar mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje nëse nuk do të mund të formohet qeveria e re, Daka ka thënë se KQZ-së i pëlqeu ose jo e ka për obligim të organizojë zgjedhje kurdo që ato shpallen. Por, sipas saj, këto zgjedhje nuk do të mund të mbahen para shtatorit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










