Të drejtat e homoseksualëve: Kosova para Italisë !
Shqpëria dhe Kosova më mirë të notuara nga shoqata ILGA se disa vende evropiane të zhvilluara
Në klasifikimin e muajit maj 2011 të Shoqatës ndërkombëtare të Lesbikeve dhe Gej-ve (ILGA – International Lesbian and Gay Association), Shqipëria dhe Kosova gjenden diku në mes të vendeve evropiane perëndimore dhe lindore në klasifikimin e mbrojtjes legale të të drejtave të homoseksualëve, të gej-ve, biseksualëve si dhe transeksualëve, njofton «Rue 89».
Edhe pse ky klasifikim i Kosovës është i ulët, me vetëm 1 pikë ndër 17 pikë maksimale, pozita e Italisë është me 0 pikë. Shqipëria radhitet në grupin e vendeve të cilat janë notuar me nga 2 pikë, kurse Maqedonia me minus dy pikë (-2). Në tabelën në fjalë, Kroacia shënon 6 pikë dhe është në epërsi në krahasim edhe me Francën, e cila ka marrë vetëm 5 pikë.
Britania e Madhe radhitet në krye të listës së mbrojtjes të të drejtave të homoseksualëve me 12.5 pikë, kurse në fund të listës ndodhen Bjellorusia (-3), Moldavia (-3) dhe Ukraina (-4).
Duhet pasur parasysh se kjo tabelë merr në konsideratë vetëm situatën në plan legjislativ dhe nuk i ka të inkorporuara të dhënat e drejtësisë. Duhet nënvizuar faktin se në disa shtete, dhe ate ndër më mirë të klasifikuarat, shënohet një zgjatje dhe, madje edhe një rritje e akteve homofobe.
Për të mësuar më shumë rreth kritereve të këtij klasifikimi klikoni këtu: http://static.albinfo.ch/Side_B_-_Rainbow_Eurpe_Index_May_2011.pdf
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










