Opinione
Të demaskohet terrorizmi xhihadist!
Lufta kundër këtij fenomeni tërbues si dhe urrejtjes organike kundër Perëndimit duhet të zhvillohet paralelisht në planin konvencional të parandalimit, mbrojtjes, ndjekjes dhe drejtësisë, por pa lënë pas dore luftën në planin ideologjik
Përdorimi i terrorizmit si një armë për qëllime politike përbën tashmë një përsëritje historike të vjetër. Çdo akt i terrorizmit ka për qëllim të shkaktojë tronditje dhe frikë në mesin e popullatës, në mënyrë që vendimmarrësit të jenë nën presionin e opinionit publik dhe të ndryshojnë rrugëtimin politik.
Sulmi terrorist i kryer nga fanatikët xhihadistë, i cili mori befas jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve në Manchester, ka çka të shkaktojë frikë, indinjatë dhe zemërim. Megjithatë, përtej reagimeve legjitime të mëshirës dhe dhimbjes, megjithatë duhet një mendim i ftohtë për të marrë në konsideratë mjetet që mundësojnë çrrënjosjen e kësaj të keqeje. Lufta kundër këtij fenomeni tërbues si dhe urrejtjes organike kundër Perëndimit duhet të zhvillohet paralelisht në planin konvencional të parandalimit, mbrojtjes, ndjekjes dhe drejtësisë, por pa lënë pas dore luftën në planin ideologjik.
Puna substanciale për të demaskuar propagandën xhihadiste është e nevojshme. Aktet terroriste janë shpeshherë të kryera nga të rinjtë, të cilët janë të kooptuar dhe të manipuluar në një kuadër sektar ideologjik, të cilët shkëputen nga baza e tyre kulturore dhe familjare. Brishtësia përdoret në mënyrë racionale, duke u mbështjellë me referenca të devotshmërisë. Predikimet fetare shpesh përdoren për të esencializuar shkaqet materiale. Në fakt, në emër të mbrojtjes së fesë, të rinjtë nga familjet myslimane – të cilët kanë lindur dhe janë të vendosur në tokat perëndimore – përqafojnë rrugën xhihadiste.
Gjithashtu duhet të tregohet se përdorimi i dhunës nga kjo lëvizje synon gjithashtu fëmijët dhe civilët në vendet myslimane. Ne duhet të kujtojmë se çfarë ndodh në territoret e kontrolluara nga Daech-i: brutaliteti dhe dhuna e pallogaritur e ushtruar mbi njerëzit që këta të fundit i kontrollojnë. Vajza shumë të reja si dhe gra martirizohen dhe reduktohen në statusin e robit seksual, për të mos përmendur arbitraritetin që mbizotëron rreth obskurantizmit të përgjithshëm. E gjithë kjo është në kundërshtim të plotë me parimet islame, në emër të të cilit kjo egërsi është ngritur dhe legjitimuar.
Si pjesë e demonstratave të solidaritetit dhe përbashkësisë, qytetarët britanikë në Manchester, njerëzit e besimit dhe kulturës islame – të identifikuar nga pamja e tyre e jashtme – derdhën gjithashtu lot për viktimat e reja të qytetit, dhe këtë bashkë me banorët e tjerë. Kjo paraqitje si dhe mbështetja e familjeve të prekura nga kjo tragjedi është e rëndësishme dhe duhet të vazhdojë energjikisht, sepse ajo ndihmon për të demaskuar motivet e vërteta të fuqisë së themeluesve të fenomenit xhihadist. Lufta kundër këtij helmi është një çështje për të gjithë, pavarësisht nga feja.
- Ky opinion është publikuar më parë në gjuhën frënge, në gazetën “24 heures”
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












