Shkurt.ch
Të burgosurit e parrezikshëm sërish lejohen të dalin
Pasi që një i burgosur nga Gjeneva kishte vrarë një terapeute sociale gjatë kohës që e kishte marrë ditë të lirë nga burgu, ishte anuluar plotësisht dhënia e ditëve të lira për të gjithë të burgosurit
Personat që vuajnë dënimin në burgjet e Kantonit të Gjenevës, ata që konsiderohen të parrezikshme, sërish lejohen të marrin pushime nga burgu. Drejtoria e Sigurisë nga Gjeneva duke konfirmuar një lajm të publikuar nga gazeta “Tribune de Geneve” ka pranuar se kjo gjë ka filluar të praktikohet.
Siç dihet, pasi që një i burgosur në një burg të Gjenevës kishte vrarë nga mesi i shtatorit një terapeute sociale gjatë kohës që e kishte marrë ditë të lirë nga burgu, ishte anuluar plotësisht dhënia e këtyre ditëve të lira për të gjithë të burgosurit.
Ndërkaq, edhe tash mbeten rreth 130 të burgosur, të cilësuar si të rrezikshëm, të cilëve së paku deri në fillim të vitit 2014 nuk u lejohet dalja.
Të përjashtuar nga vendimi i ri për lejim të ditëve të lira janë edhe më tej të gjithë të burgosurit e burgut La Paquerette, pasi që i burgosuri që kishte kryer vrasjen e terapeutes, vinte nga ky burg.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










