Futboll
Taulant Seferi vazhdon të luajë futboll në zonën e luftës, në Ukrainë
Ai luan në ligën më të lartë ukrainase për Vorskla Poltava që nga gushti – qytet ky vetëm 150 kilometra nga Kharkiv, ku të shtënat e luftës dëgohen çdo ditë
Futbollisti i njohur me prejardhje nga Kumanova, Taulant Seferi, i cili për një kohë të gjatë ka luajtur në Zvicër, karrierën e tij futbollistike po e vazhdon në Ukrainë, transmeton albinfo.ch. Një ndërmarrje sigurisht e rrezikshme në kushtet aktuale.
Kishte qenë një vendim i rrezikshëm ai që mori Taulant Seferi verën e kaluar. Për karrierën e tij futbollistike, 26-vjeçari u zhvendos në mes të Ukrainës, dhe, për më tepër, në mes të një zone lufte, shkruan srf.ch. Ai luan në ligën më të lartë ukrainase për Vorskla Poltava që nga gushti – qytet ky vetëm 150 kilometra nga Kharkiv, ku të shtënat e luftës dëgohen çdo ditë.
“Nuk kam frikë, por është një situatë stresuese”, thotë në një intervistë për SRF Sport, sulmuesi, i cili prej vitesh ka luajtur në Zvicër. Ai më tutje thotë se “në mes të një loje, kam dëgjuar raketa që godasin diku në fushë. Ishte një moment i vështirë. Do ta mbaj mend këtë për pjesën tjetër të jetës sime”, thotë ai.
Por përse, mund të pyesë dikush, Seferi luan vullnetarisht në Ukrainë në këtë situatë? “Është një ligë e fortë me klubet më të mira, si Dynamo Kiev dhe Shakhtar Donetsk, kjo më pëlqen shumë, transmeton albinfo.ch. Niveli i futbollit është i lartë”, shpjegon futbollisti që ka shtetësinë shqiptare dhe atë maqedonase.
Karriera e tij nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë. Në vitin 2015, Young Boys e kishte sjellë në Zvicër si një shpresë të re dhe në të njëjtin vit 18-vjeçari i atëhershëm bëri debutimin e tij në Superligë dhe Europa League.
Taulanti, kur luante në Zvicër
Pas kësaj, lëndimet dhe operacionet e ndryshme ia vështirësuan për vite me radhë jetën. Kështu, Seferi asnjëherë nuk e bëri përparimin e pritur, u huazua për klubet, si: Winterthur, Xamax dhe Wohlen (Challenge Ligue). Në vitin 2021, sulmuesi shkoi në Shqipëri, ku doli kampion me Tiranën vitin e kaluar dhe u dallua si golashënuesi më i mirë i klubit.
Ai tani shënon rregullisht edhe për klubin ukrainas, Vorskla Poltava. Gjysmën e dytë të marsit e nisi me dy shënime dyshe për ndeshje dhe ka gjithsej 8 gola nga 19 ndeshje në ligë.
Edhe pse situata në Ukrainë nuk është aspak e lehtë, ai me siguri dëshiron të qëndrojë me ekipin e tetë të Premierligës deri në fund të sezonit, përcjell albinfo.ch. Por sigurisht Seferi shpreson që lufta të përfundojë shpejt dhe thotë: “Jetën time më të mirë deri më tani e kam kaluar në Zvicër”.
(Foto: Screenshot SRF.ch)
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja













