E-Diaspora
Tash 4 ditë asnjë gjurmë nga Sania 14 vjeçare
Të gjitha masat e kërkimit të cilat deri tash i kanë ndërmarrë familjarët e saj, dhe pastaj edhe policia, kanë mbetur të pasuksesshme
Janë mbushur katër ditë qëkur askush nuk di asgjë për vendndodhjen e vajzës 14 vjeçe me prejardhje nga Kosova, Sania. Vetëm telefoni i saj mobil është gjetur në stacionin hekurudhor në Giesen. Tani edhe policia e Landit Hessen e ka bërë publik rastin e vajzës, shkruan giesener.allgemeine.de, duke kërkuar bashkëpunim të qytetarëve për gjetjen e Sanies.
Vajza kishte dalë nga shtëpia prindërore të shtunën, rreth orës 10, transmeton albinfo.ch. Dhe nga ai çast askush nuk ka pasur më kontakt me të.
Të gjitha masat e kërkimit të cilat deri tash i kanë ndërmarrë familjarët e saj, dhe pastaj edhe policia, kanë mbetur të pasuksesshme.
Kosovarja është e gjatë rreth 1.60 m dhe peshon 60 kg. Ka flokë të gjata, të zeza dhe kaçurrele ndërsa sytë i ka ngjyrë kafe, transmeton albinfo.ch. Së fundi ajo kishte mbathur atlete të zeza Nike, xhinse ngjyrë të gjelbër të mbyllur dhe një xhaketë të kuqe me lule të zeza në mëngë.
Policia e regjionit Mittelhessen pyet: Kush e ka parë këtë vajzë nga e shtuna? Kush mund të ofrojë informacione rreth vendndodhjes së saj? Njoftojeni ju lutemi policinë në Marburg, tel. 06421/406-0 ose cilindo stacion tjetër policor.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











