Bota
Talibanët vrasin 17 luftëtarë proqeveritarë në Afganistan
Cak i këtij sulmi qartazi ishte një komandant lokal i këtyre forcave
Së paku 17 luftëtarë proqeveritarë kanë mbetur të vrarë nga një sulm i talibanëve në provincën veriore afgane, Takhar.
Cak i këtij sulmi qartazi ishte një komandant lokal i këtyre forcave, i cili arriti të shpëtonte pa u lënduar, tha një zëdhënës i qeverisë rajonale, i cili shtoi se zona ku ndodhi sulmi është nën kontrollin e forcave qeveritare.
Përgjegjësinë për sulmin më vonë e mori zëdhënësi i talibanëve, Zabidullah Mujahid.
Sulmet e përgjakshme në Afganistan janë shtuar kohëve të fundit. Të shtunën dhjetë ushtarë afganë u vranë nga një sulm i talibanëve në një bazë ushtarake të provincës jugore, Helmand. Grupi militant po vazhdon të kryejë sulme kundër forcave afgane dhe trupave të huaja pothuajse përditë, ndonëse në të njëjtën kohë është duke marrë pjesë në negociatat e paqes me të dërguarin amerikan për t’i dhënë fund luftës së gjatë, shkruan “Free Europe”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












