Futboll
Talenti 20-vjeçar shqiptar shkëlqen në “Ligën e Europës”
Marash Kumbulla ka arritur të shënojë gol dhe t'i japë skuadrës së tij Romës fitoren e parë në Europë
Futbollisti i Shqipërisë siguroi fitoren e parë të Romës në Europë, duke shënuar me golin e dytë dhe vendimtar ndaj Jang Boisit në Zvicër.
Ekipi i Paulo Fonsekas arriti ta fitonte me përmbysje takimin 1-2, por duhej Kumbulla në vendin dhe kohën e duhur për të hipotekuar 3 pikët e para të kryeqytetasve në Ligën e Europës, transmeton albinfo.ch.
Talenti 20-vjeçar shqiptar ka lindur në Itali, por është me origjinë nga Shkodra. Ai ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në “Ligën e Europës”, ku dhe pse luan si mbrojtës, ka arritur të shënojë dhe t’i japë skuadrës së tij fitoren e parë në Europë, duke u kthyer në një hero, transmeton tutje albinfo.ch.
Mediat italiane e kanë vlerësuar me nota të larta performancën e tii. Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka gjetur tashmë yllin e saj në mbrojtje, i cili do të shkëlqejë edhe për shumë vjet të tjera, duke marrë parasysh moshën e re të Marashit. /Albinfo.ch
Video
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












