E-Diaspora
Taksisti zviceran refuzon të transportojë shqiptarë të Kosovës
Në Thurgau një shofer zviceran taksie po përballet me akuza raciste. Për shkak se disa të rinj u rebeluan në kombibusin e tij, ai i zemëruar publikisht ka refuzuar që tani të transportojë shqiptarë të Kosovës
Në qytetin Arbon të kantonit Thurgau buzë liqenit Bodensee një shofer zviceran taksie i indinjuar ka shkruar publikisht në Facebok se nuk pranon të transporton më shqiptarë të Kosovës dhe shtetas të ish Jugosllavisë. 55-vjeçari i cilëson si të pandershëm dhe të pa respekt duke fyer të gjithë shqiptarët e Kosovës, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch
Shkas për zemërimin e tij ishin disa incidente në të cilat disa të rinjtë dyshohet ta kishin mashtruar dhe ta kishin dëmtuar kombibusin e tij.
Ai kishte shkuar për të marr një grup të rinjve në Cyrih. “Kur arrita pas një orë e gjysmë në stacionin kryesor ata ishin zhdukur tashmë.”
Pronari gjithashtu njoftoi për dëmtimin e taksisë. “Tani unë kam vrima në kombibusin tim. Riparimi do të kushtojë më shumë se 1000 franga “, ka treguar i zemëruar zvicerani.
“Klienti është mbret, por për shkak se ju nuk silleni si një mbret, unë kam vendosur që të mos transportoj tani e tutje personat nga Kosova. Ju lutem të më lini vetëm dhe mos më kontaktoni! “, thotë taksisti zviceran
Postimi i zviceranit ishte cilësuar si fyes dhe racist nga disa përdorues në Facebook. Madje ata janë irrituar me një cilësim të përgjithshëm të të gjithë shqiptarëve të Kosovës.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













