Lajme
Taksa e solidaritetit për zviceranët e pasur vazhdon edhe për një vit
Taksa e solidaritetit të Zvicrës, e vendosur për zviceranët më të pasur, do të zgjatet të paktën një vit për shkak të mungeses të të ardhurave si rezultat i pandemisë.
Sipas shtypit zviceran të lajmeve Watson, taksa është zgjatur në mënyrë që të shmanget një mungesë e buxhetit prej një miliard frangash në fondin e papunësisë së Zvicrës.
Në bazë të taksës, kushdo që fiton më shumë se 126,000 franga në vit, duhet të paguajë një kontribut solidariteti si dhe kontributet e tjera të detyrueshme shoqërore.
Taksa, e zbatuar për herë të parë më 2011, do të skadonte në 2021 – megjithatë Boris Zürcher, kreu i Drejtorisë së Punës në Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), i tha SRF të mërkurën se do të zgjatet për një kohë të pacaktuar.
Sipas SECO, taksa ka fshirë miliarda borxhe nga fondi i papunësisë në Zvicër, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














