Kalendari
Takohet Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër organizon mbledhjen e parë me anëtarësinë e gjerë e cila do të mbahet në “FETAXID” më 23 qershor 2013, nga ora 14:00 në Altbüron, Melchnauerstrasse 2, kantoni Luzern
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër fton të gjithë biznismenët shqiptarë që të marrin pjesë në takimin e parë të anëtarësisë së këtij asociacioni ekonomik në diasporë
“Me qëllim të fuqizimit të lidhjeve ndërmjet diasporës kosovare dhe Kosovës, në veçanti krijimit të marrëdhënieve më të mira ndërmjet bizneseve në Kosovë dhe Diasporë – Zvicër, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër mëton të vendos baza të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve në Kosovës dhe diasporë, të krijojë mundësi për investime të përbashkëta në Kosovë, si dhe të bashkëpunoj me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të sektorit privat në Kosovë”.
“Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Zvicrës, si dhe përfaqësues të Odes Ekonomike të Kosovës, me theks të veçantë afaristë dhe profesionistë të suksesshëm”, thuhet në një njoftim të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.
Me respekt,
Skender Thaqi
Sekretar i Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër
Tel.: +41 79 703 04 34
E-mail: [email protected]
Sinqerisht,
Fehmi Fetahu
______________________
Kryetar
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










