Kosova
Takohen Kurti-Osmani, flasin për konstituimin e institucioneve
I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i institucioneve do të bëhet sa më shpejtë që të jetë e mundur, por kjo varet edhe nga aspekti procedurial.
Këtë Kurti e ka thënë pas takimit që ka pasur mëngjesin e sotëm me Vjosa Osmanin, Glauk Konjufcën, Donika Gërvallën e Saranda Bogujevcin.
“Sot u takuam (në këtë lokal) mëqenëse është e diel dhe në Kuvend të Kosovës nuk deshëm që t’i nxjerrim jashtë orarit kamarierët. Biseduam për procesin zgjedhor, biseduam për orarin drejt konstituimit të institucioneve. Ishim bashkë me presidenten, Vjosa Osmani dhe tashmë, deputeten e ardhshme, Donika Gërvalla dhe ishte një takim i këndshëm, i së dielës paradite. Urime Dita e Mësuesit”, ka deklaruar Kurti për T7.
Kurti ka thënë se gjithçka rreth konstituimit të institucioneve do të shkojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Gjithçka do të shkojë, sa më shpejt që të mundet nga ana jonë. Të vetmet kufizime janë ato që kanë të bëjnë me aspektin procedurial”, ka deklaruar kreu i VV’së.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, bashkë me iniciaticën e Vjosa Osmanit, kanë fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.
VV ka marrë 49.95 për qind të votave, duke siguruar 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












