Lajme
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatik-konsullor të Kosovës në Zvicër
Në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve për këtë vit, u zhvillua takimi i fundit koordinues ndërmjet stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, Konsullatës së Përgjithshme në Gjenevë dhe Konsullatës në Cyrih.
Takimi u fokusua në vlerësimin e punës së realizuar gjatë vitit, forcimin e bashkërendimit institucional dhe harmonizimin e veprimeve të përbashkëta, me synim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve të Kosovës në Zvicër.
Me këtë rast, i gjithë stafi diplomatik dhe administrativ i misionit diplomatik-konsullor i Kosovës në Zvicër përcolli urimet më të mira për festat e fundvitit, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të komunitetit të Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













