Ukraina
Takimi Biden – Scholz, diskutohet për Ukrainën

Pas një viti kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka vizituar Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga Presidenti amerikan Joe Biden. Temë kryesore e diskutimeve mes liderëve ishte padyshim situata në Ukrainë.
Scholz u shpreh se aleatët perëndimorë do të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa duhet, raporton CNN, përcjellë Albinfo.ch
Një vit më zhvillime të shumta për çka duhet të diskutohet është shprehur kancelari Scholz para se të fillojë takimi. Diskutimi mes liderëve ishte privat dhe pa shumë bujë, derisa presidenti Biden u shpreh se ndihma që Gjermania ka dhënë për Ukrainën është e tejet e rëndësishme. “Ju ofruat mbështetje kritike ushtarake. Dhe unë do të them se përtej mbështetjes ushtarake, mbështetja morale që u keni dhënë ukrainasve ka qenë e thellë”, ka thënë Biden, raport CNN, përcjellë Albinfo.ch
Të dyja vendet kanë ndihmuar ushtarakisht Ukrainën në vlerë miliarda dollarë. Gjermania është zotuar të furnizojë me tanke Ukrainën dhe së fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë 400 milionë dollarë me një pako ku përfshihen edhe raketa me precizion të lartë.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë