Takimet zyrtare dhe mbledhjet
1. Pjesëmarrja e Kuvendit në ndarjen e çmimit „Diaspora“ si pjesëtarë të organizimit.
2. Pjesëmarrje në hapjen solemne të projektit „Diaspora për zhvillim“ në Prishtinë. Projekt i financuar nga Zvicra, DEZA (Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim). Kemi qenë pjesë e programit, kemi pasur 10 minuta një fjalim për perspektivën e diasporës, ku janë kritikuar qeveritë për mosinteresimin e tyre për diasporën. Ishin të pranishëm ministri i Diasporës, ajo e Tregtisë, ambasadorja e Zvicrës në Bernë, pjesëtarë të institucioneve zvicerane, kryetarë komunash, etj.
3. Më se 20 takime të kryesisë me Këshillin strategjik të grupeve punuese
4. Ftesë zyrtare e qeverisë së Mbretërisë së Lichtenshtajnit i është bërë Kuvendit për pjesëmarrje në ditën e përkujtimit të viktimave të Holikaustit (pjesëmarrja). Në këtë mbrëmje u falënderuan për ndihmën që u kishin dhënë shqiptarët e Shqipërisë hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. U tregua për besën shqiptare, ku pikërisht besa ishte diçka e veçantë te shqiptarët dhe ishte hapur një ekspozitë „Besa, një çështje nderi“.
5. Ftesa nga shoqata „Miqtë e Yad Vashemit“, shoqatë e miqve të monumentit të ngritur në Izrael për viktimat e holokaustit. Bëhej fjalë në këtë mbrëmje të organizuar nga kjo shoqatë për „Mbrëmjen shqiptare“. Aty mori pjesë edhe z. Mehmet Elezi, ambasador i Shqipërisë, ku mbajti një ligjëratë prej 20 minutash rreth Shqipërisë, pastaj drejtori i Muzeut nacional të Lichtenshtajnit një ligjëratë rreth përjetimeve që kishte kur kishte qenë në Shqipëri. Pra ishte një mbrëmje për t’i informuar të tjerët se kush janë shqiptarët dhe kështu të hiqen paragjykimet.
6. Pjesëmarrje në shumë tubime (2 herë në Lausanne në manifestimet e LAPSH-it, Shoqatës kulturore në Mönchaltorf, në Uster në organizimin e mbrëmjes kulturore të të huajve, etj.)
7. Takime me institucione të ndryshme si Kuvend (me ministrin Ramë Buja, delegatë të Kuvendit Komunal të Therandës, Jakup Krasniqin dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, etj.)
8. Pjesëmarrja në një emison live 2 orë në Radio Kosova. Tema ishte Kuvendi i shqiptarëve të Zvicrës.
9. Ndërtimi i strukturave të Kuvendit, mënyra më e mirë e zgjedhjes së delegatëve, proporcionalitetit, ndarja nëpër regjione, organizimi i zgjedhjeve, etj.
II. Puna publike, reagimet mediale dhe organizime
10. Dy ndodhitë në Pfäffikon dhe në Interlaken verën e kaluar
– Dërgesa e një telegram ngushëllimi familjes së znj. që është vrarë nga shqiptari në Pfäffikon, pastaj telegram ngushëllimi edhe Qendrës sociale të Pfäffikonit. Pjesëmarrja në ceremoninë e pranimit të ngushëllimeve në një kishë në Cyrih (kemi takuar burrin e saj, i kemi shprehur ngushëllime dhe kemi dhuruar të holla për organizatën e themeluar ,,Kundër dhunës familjare në emër të znj. së ndjerë, punëtores sociale.
– Letër ztr. dhe familjes së tij në Interlaken, ku i kemi uruar shërim të shpejtë.
– Reagim në media për rastet në fjalë: komunikata për shtyp në më shumë se 50 gazeta, ndër ato edhe më të lexueshmet (NZZ, Tages Anzeiger, Blick, etj.). Në këtë reagim janë dënuar rastet dhe është cekur se rastet janë individuale dhe se nuk guxon kurrsesi të përgjithësohen dhe të bëhet fajtor një kulturë apo një popull. Që të mos shfrytëzohen rastet e tilla për fushata politike nga partitë politike dhe të mos shfrytëzohet edhe nga mediat për interesa të ndryshme.
– Më se 10 intervista në TV dhe radio të ndryshme. Pra, ishte një ofensivë në media në mënyrë që të mos shfrytëzohen nga disa media rastet për provokime dhe për interesa të ndryshme.
11. Rasti i Fidel Stöhlker-it
Në një blog të ëebfaqes së tij, Fidel Stöhlker, biznesmen dhe djalë i një politikani shumë të njohur në CH, ofendon popullin kosovar pasi ndodhën 2 rastet e lartpërmendura. Ne si Kuvend, nëpërmjet avokaturës së nënkryetarit të Kuvendit, Jeton Kryeziu, kemi shkruar një letër në emër të Kuvendit dhe kemi kërkuar nga ai që të kërkojë falje menjëherë, përndryshe do të fillojmë me hapat juridikë për fyrje, etj. Z. Stöhlker pas një kohe shumë të shkurtër na shkroi 2 herë, duke kërkuar falje me anë të një letre të gjatë. Pastaj doli edhe në media dhe kërkoi falje publikisht. Kur është pyetur nga mediat një ditë më herët, një gjë të tillë e kishte refuzuar.
12. Rasti i SVP-së: „Kosovaren schlitzen Schëeizer auf“, „Kosovarët therin zviceranët“
– Është reaguar në media, në gazeta të ndryshme.
– Me reagimin e Kuvendit është ballafaquar edhe kryetari i SVP-së, ku një gezatere e ka konfrontuar atë me disa reagime. Ndër ato 4 reagime ishte edhe ai i Kuvendit të shqiptarëve.
– Në një intervistë të dhënë për « Tagesanzeiger » menjëherë pas rasteve është thënë se nga tash e tutje shqiptarët e kanë një zë dhe nuk do të ketë vetëm reagime nëpër media me shkresa të ndryshme, por do të shihemi në gjyq.
13. Studimi i OECD-së
– Një studim i publikuar në media tregon se të huajt në Zvicër duhet të aplikojnë deri në 6 herë më shumë për një vend pune apo për një vend për zanat. Ne si Kuvend, të shqetësuar me rezultatet e dala nga ky studim, kemi reaguar menjëherë duke iu drejtuar ministres së Drejtësisë dhe Policisë në Bernë me një letër, ku kemi shprehur pakënaqësinë dhe brengosjen tonë për këtë situatë, ku kemi kërkuar që të merren menjëherë hapa konkretë që situata të përmirësohet dhe se ne si Kuvend jemi të gatshëm të ndihmojmë në këtë drejtim. Gjithashtu kemi cituar edhe studimet e mëhershme që janë bërë, ku është vërtetuar po e njëjta gjë. Kemi marrë për një kohë shumë të shkurtër edhe përgjigje nga ministria, ku na është treguar se do të fillojnë projekte konkrete. Pastaj jemi ftuar të marrim pjesë në diskutimin publik për ligjin e të huajve.
14. Reagimi për situatën në Maqedoni
– Dërgesa e një letre, ku shprehim shqetësimin tonë me situatën që po mbretëron në Maqedoni. Keqtrajtimet dhe provokimet që u bëhen shqiptarëve si dhe të drejtat që u shkelen atje. Letra u është dërguar ambasadorit të Maqedonisë në Bernë, ambasadorit të Kosovës në Bernë, ambasadorit të Shqipërisë në Bernë, ambasadorit të Maqedonisë në OKB, Zyrës së OKB-së në Genf, ndërsa në media është publikuar një letër e ngjashme me atë që u është dërguar institucioneve të ndryshme.
15. Kemi pasur edhe artikull për Kuvendin dhe situatën e shqiptarëve në Zvicër edhe në Weltwoche.
16. Rasti i Shemsi Nuhiut
– Pjesa më e madhe e punës së grupit për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgesën e peticionit është bërë nga anëtarët e Kryesisë së kuvendit.
– Reagim me një letër në (EJPD) Ministrinë e Drejtësisë dhe Policisë në Bernë, ku si Kuvend e kemi shprehur shqetësimin tonë për mundësinë e keqtrajtimit dhe shkeljes së të drejtave elementare të z. Nuhiu që mund t’i bëhen në Serbi. Është shprehur kërkesa për mosekstradim, për shkak të rreziqeve të cekura më lart.
– Kuvendi është duke e përcjellë situatën e Shemsi Nuhiut. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e tij. Në rast se atij i shkelet ndonjë e drejtë apo keqtrajtohet, atëherë ne menjëherë do të reagojmë në ministri. I kemi treguar edhe ministrisë se ne jemi duke e përcjellë rastin.
– Kemi shprehur edhe hapur në media shqetësimin e Kuvendit rreth ekstradimit të z. Nuhiu.
17. Reagimi për çështjen e Kartonit të gjelbërt
– Reagime në media për çështjen e „Kartonit të gjelbërt“, për mosangazhimin e qeverisë së Kosovës për këtë problem dhe mosshqyrtimi i alternativave të tjera të qeverisë, me arsyetimin se nuk jemi anëtarë të OKB-së dhe për këtë arsye i janë lidhur duart qeverisë. Ne si Kuvend e analizuam këtë temë dhe prezantuam mundësi të tjera për të arritur një marrëveshje për Kartonin e gjelbërt.(D.m.th<http://D.m.th/>. nuk pi ujë të arsyetohet qeveria vetëm me anëtarësimet në OKB)
18. Reagimi për ndarjen e çmimit për Dick Marty-n
– Nga një organizatë prestigjioze kundër diskriminimit z. Martyt i është ndarë një çmim për guximin që kishte në zbulimin e burgjeve sekrete në Evropë që kishte CIA dhe gjithashtu për punën e tij në temën e „trafikimit të organeve“ gjatë luftës në Kosovë, ku është përmendur edhe UÇK-ja. Kur kemi kuptuar se është paralajmëruar që ky çmim do të ndahet, kemi reaguar. Në fillim kemi përshëndetur punën e kësaj organizate që bën kundër diskriminimit dhe kemi thënë se për çështjen e burgjeve të CIA-s në Evropë e meriton çmimin, por kemi kërkuar që të hiqet pjesa ku i ndahet edhe për punën e tij në hetimet e luftës në Kosovë dhe UÇK-së, duke e arsyetuar se kanë filluar hetimet dhe se nuk ka pasur fakte dhe se nuk është vërtetuar asgjë deri tash. Gjithashtu kemi thënë se kështu ekziston rreziku që opinioni ta lidhë hapjen e hetimeve për luftën në Kosovë me zbulimin e burgjeve të CIA-s në Evropë, dhe pastaj të mendojë opinioni që lufta në Kosovë ka pasur sukses dhe kështu të ketë paragjykime ende pa përfunduar hetimet. Pastaj, kur i është ndarë çmimi, aty nuk janë përmendur trafikimi, e arsyetime të tjera, por vetëm është përmendur konflikti në Kosovë.
19. Sigurimet sociale
– Gjatë takimeve dhe bisedave me institucionet e Kosovës është shqyrtuar edhe problemi i sigurimeve shoqërore. Gjithashtu është kritikuar edhe publikisht qeveria e Kosovës për mosangazhimin e duhur në këtë drejtim.
20. Formimi e një grupi punues kundër propagandës së partisë SVP/UDC
– Është themeluar një grup, i kombinuar nga anëtarë të Kryesisë dhe të Këshillit strategjik, i cili do ta bëjë në javët e ardhshme një studim të aktiviteteve për fushata zgjedhore dhe provokimeve që kanë ardhur gjatë viteve të fundit nga SVP/UDC, kështu pastaj ky studim do mund t’u dërgohet nstitucioneve të ndryshme.
III. Kulturë
21. Bashkorganizator në promovimin e 2 librave në Langenthal, njëri nga akad. Mark Krasniqi : „Besa në traditën shqiptare“ dhe tjetri nga prof. Daut Demaku, „Vendlindja“. Në këtë tubim ishin të pranishëm edhe akad. Pajazit Nushi, akad. Esat Stavileci, Simon Kuzhnini (kryetar i Lidhjes së shqiptarëve në botë), etj.
22. Bashkorganizator me UPSH-në të 3 mbrëmjeve letrare, GE, BE, ZH. Pjesëmarrës ishin shkrimtarë nga Kosova, anëtarë të kryesisë në Shoqatën e shkrimtarëve të Kosovës në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
23. Pjesëmarrja e Kuvendit në ndarjen e çmimit „Diaspora“ si pjesëtarë të organizimit.
IV. Projekte
24. Uebfaqe të përkohshme
25. Bisedimet janë duke vazhduar për mundësinë e realizimit të një projekti tjetër në kantonin AG, për të cilin do të shikohet mundësia e realizimit në bashkëpunim me Kuvendin. Në qershor bëhet analiza se a ka nevojë definitivisht për projektin në AG. Kjo do të bëhet me organizatat shqiptare në AG dhe me institucionet e kantonit të AG.
26. Projekt i fituar nga Kuvendi për informimin e prindërve dhe të rinjve për mundësitë e shkollimit, vazhdimit të shkollimit të mëtutjeshëm, etj. Do të organizohen mbrëmje informative në regjione të ndryshme në Zvicër.
27. Projekt-reagim kundër një vendimi të qeverisë së Kosovës për të ngritur një taksë ekologjike.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











