Lajme
Takimet në Gjenevë: SHBA–Ukrainë, “produktive”, sipas të dy delegacioneve
Takimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Gjenevë për planin e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është cilësuar si “produktiv” nga të dyja delegacionet.
Bisedimet dypalëshe u zhvilluan mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe Shefit të Stafit të Presidentit ukrainas, Andrei Yermak. Pas një pushimi, të dy palët njoftuan para gazetarëve se diskutimet po ecin “në mënyrë konstruktive”. Takimi vazhdoi edhe gjatë orëve të mbrëmjes, transmeton albinfo.ch.
Para këtij sesioni, delegacioni ukrainas kishte zhvilluar një takim të veçantë me përfaqësues nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
Sipas planit amerikan prej 28 pikash, propozohet që:
Kievi t’i dorëzojë Rusisë territoret aktualisht të okupuara,
të tërhiqet nga zonat që ende kontrollon në provincat Luhansk dhe Donetsk,
të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO,
të zvogëlojë forcat e armatosura,
dhe të organizojë zgjedhje pas përfundimit të procesit.
Donald Trump ka vendosur datën 27 nëntor si afat për përgjigjen e Ukrainës ndaj planit të tij, por ai ka theksuar se propozimi mbetet i negociueshëm dhe nuk përbën një ofertë përfundimtare.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












