Bota
Tajvani legalizon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë
Tajvani është bërë shteti i parë aziatik që ka legalizuar martesat mes gjinisë së njëjtë, përcjell albinfo.ch.
Ky veprim është një fitore e madhe për komunitetin LGBTI, veçanërisht në këtë shtet. Jennifer Lu nga “Marriage Equality Coalition Taiwan” ka thënë se njerëz gej ka kudo në botë dhe se të qenit LGBTI nuk është vetëm koncept perëndimor.
“Të drejtat e komunitetit LGBT janë të drejtat e njeriut. Nuk është koncept perëndimor. Jo vetëm vendet perëndimore kanë njerëz homoseksualë. Njerëz gej ka kudo nëpër botë. Disa thonë se kultura aziatike bie ndesh me kulturën ‘gej’. Unë besoj se Tajvani e ka dëshmuar se ka gjetur një rrugë, përmes së cilës bashkëjetojnë kultura tradicionale dhe ajo gej”, ka thënë Lu.
Votimin pro, e ka përshëndetur edhe presidentja e vendit, Tsai Ing-wen, e cila përmes një postimi në Twitter tha se Tajvani tashmë është bërë një vend më i mirë.
“Më 17 maj 2019 në Tajvan fitoi dashuria. Së bashku ndërmorëm një hap të madh drejt barazisë së vërtetë dhe e bëmë Tajvanin një vend më të mirë”, ka shkruar ajo, përcjell në shqip albinfo.ch.
(Marrë me shkurtime nga storia e DW)
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













