Kosova
Tahiri: Reformat e ndërmarra dëshmojnë vullnetin tonë për të avancuar sistemin e drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë sot në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, të organizuar nga Presidenca Austriake e Këshillit të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Tiranë.
Gjatë adresimit të tij para homologëve, ministri Tahiri ka theksuar se i gjithë regjioni është në përmbyllje të tranzicionit dhe po bënë progres sidomos në përmirësimin e sektorit të drejtësisë.
“Si Ministër i Drejtësisë së Kosovës, jam plotësisht i vetëdijshëm se kemi nevojë për përmirësimin e kualitetit të drejtësisë. Andaj kam ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe reforma të rëndësishme ligjore, për të rritur qasjen në drejtësi, efikasitetin, transparencën dhe përgjegjshmërinë e sektorit të drejtësisë” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri i Drejtësisë ka përmendur ndryshimet konkrete ligjore të bëra gjatë një viti të mandatit të tij.
Sipas tij, ndryshime në këtë sektor pritet të bëhen edhe me përmes reformës së ndërmarrë të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, si dhe agjendës së përbashkët me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, “Drejtësia 2020”.
“Reformat që kemi ndërmarrë na japin shpresë se drejtësia jonë ka një të ardhme dhe ne jemi të përkushtuar për të parë që kjo e ardhme të ndodh tani. Por ne kemi ende shumë punë për të bërë. Realiteti nganjëherë nuk na ndjek ashtu si e presim. Shumë sondazhe tregojnë se qytetarët nganjëherë nuk besojnë në gjyqësor, si shtylla më e rëndësishme e sistemit të drejtësisë. Andaj, me këto reforma kemi dëshmuar se kemi vullnet të ballafaqohemi me këto sfida, për të avancuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të përmirësuar qasjen në drejtësi dhe për të mundësuar shërbime të mira gjyqësore për qytetarët tanë” ka theksuar ministri Tahiri.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













