Tadiq: Kosova nuk është parakusht për hyrje në BE
Tadiq:Kurrfarë presioni ndaj Serbisë, para fitimit eventual të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, nuk do të ketë “efektivitet”
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha sot se Kosova nuk është parakusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, por ka theksuar se nuk ka dilema se disa shtete do të insistojnë që Serbia ta zgjidhë këtë çështje para se të hyjë në BE, njfoton REL.
“Kosova nuk është parakusht për integrime evropiane të Serbisë, por nuk duhet përhapur iluzionin se kjo nuk është problem në integrimet evropiane”, tha sot Tadiq para gazetarëve në Beograd.
Duke u shprehur për dialogun me Prishtinën, Boris Tadiq, tha se Beogradi është shumë konstruktiv në këto bisedime.
“Ne para se gjithash dëshirojmë ta zgjidhim konfliktin dhe të gjejmë zgjidhje teknike për problemet e qytetarëve në Kosovë, pa marrë parasysh kombësinë, përfshirë transportin e mallrave dhe shërbimeve, bile edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në forumet rajonale”, tha Tadiq.
Ai mëtutje theksoi se kurrfarë presioni ndaj Serbisë, para fitimit eventual të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, nuk do të ketë “efektivitet”.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










