Integrimi
Sylë Peci, shqiptari që kultivon barishtat dhe u këndon atyre
Hapësira prej 5000 metrash katrorë me katër kopshte me xhama kundërmon nga borziloku i freskët, menta dhe barishtat tjera
Sylë Peci (Sula Peci), shqiptari 52 vjeçar nga Kosova, i cili prej shumë vitesh jeton në Wesel të Gjermanisë është një kultivues i pasionuar i barishteve. Gjithçka ka filluar si fëmijë kur ai në një kuti konserve kishte mbjellë bimën e parë të timjanit. Ndërsa sot ai ofron mbi 1200 rrënjë bimësh mjekësore dhe barishtesh tjera.
“Mbretërinë” e tij të barishteve Syla e ka ngritur para më shumë se 20 vitesh në Wesel. “Këtu ndodhej më parë një kopsht perimesh. Unë dëshiroja të bëja diçka tjetër dhe fillova të eksperimentoj me barishte”. Hapësira prej 5000 metrash katrorë me katër kopshte me xhama kundërmon nga borziloku i freskët, menta dhe barishtat tjera. Ndërkaq, Syla ofron edhe bimë tjera. “Unë mund të ju siguroj çdo gjë që ka rrënjë dhe që është legale”, thotë ai me të qeshur.
Ajo që e gëzon në mënyrë të veçantë kosovarin është fakti se gjithnjë më shumë të rinj interesohen për barishte. Ata kanë kënaqësi të ziejnë gjellëra të shëndetshme prandaj vijnë të këshillohen nga unë”.
Te Syla është adresa më e mirë edhe për ata që i pëlqejnë specat djegës. Ai ka tashmë rreth 40 lloje të specit dhe të chilit nga e gjithë bota, shumë prej të cilëve i ka shartuar vetë. “Total-Paprika” e ka emërtuar një lloj të tillë speci, duke iu referuar një emsioni të popullarizuar humoristik të televizionit pro7 “Tv Total”. “Në shije është djegës por po ashtu i këndshëm dhe i ëmbël, ashtu sikurse emisioni i Stefan Raab-it”.
Peci i do aq shumë barishtet e tij sa që edhe u ka kushtuar këngë atyre. Në internet tashmë po e bën xhiron kënga e tij “Kräuterballade” (Balada e barishteve).
http://www.youtube.com/watch?v=kIR2E_Vsvqs
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












