Kosova
Syla tregon se u intervistua për 18 orë nga Specialja

Ish-pjesëtari i UÇK-së për Zonën e Pashtrikut, Safet Syla, në një konferencë për media ka treguar se për dy ditë nga nëntë orë është intervistuar nga Gjykata Speciale për rolin që ka pasur në luftë.
Ai ka thënë se nuk i është dërguar ftesa si gjithë të ftuarve të tjerë dhe se intervistimi është realizuar në zyrat e EULEX-it. Hetuesit e kanë ftuar përmes telefonit dhe i kanë thënë se do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit, por sipas tij, nga pyetjet që i janë bërë dyshon se është duke u hetuar edhe ai, shkruan albinfo.ch
“Jam intervistuar për 18 orë nga Gjykata Speciale dhe më kanë marrë pa ftesë. Nga pyetjet e bëra kam kuptuar që më kanë intervistuar për rolin tim në luftë. Më kanë kontaktuar me telefon dhe më kanë marrë nga zyra pa pasur fare ftesë”, ka thënë Syla.
Pos tij, dje për intervistim është ftuar edhe Ramiz Shala, komandant i njësitit special të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, por ai ka refuzuar bashkëpunimin dhe avokati i tij ka njoftuar se ka humbur kontaktin me të.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
Jeta në Austri
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri