Shkurt.ch
Swisscoy bën shpallje për punësim të personelit femëror
Këtë vullnet të ushtrisë e ka përshëndetur edhe Zyra Federale për Barazi Gjinore. Por sipas saj shpallja eksplicite, vetëm për gra nuk është e qëlluar
Swiscoy, misioni ushtarak zviceran në kaudrin e KFOR-it, në Ksoovë ka aktualisht 235pjesëtarë, prej të cilëve 26 femra ose 11 për qind nga numri përgjithshëm. Pasi që kjo përqindje konsiderohet shumë e ulët, Ministria e Mbrojtjes ka filluar të kërkojë me shpallje të veçantë kandidate femra për personelin e saj në Kosovë.
Sipas shpalljes, për një vend në këtë strukturë mund të paraqiten “femra me ose ka kualifikim ushtarak”. Se cila është arsyeja e një shpalljeje të tillë eksplicite për femra tregon për gazetën Sonntagszeitung zëdhënësi i Swisscoy-t, Mirco Baumann. “Nga njëra anë përvoja na ka treguar se femrat shpesh nuk janë të vetëdijshme se edhe ato kanë mundësi të japin kontributin e tyre në Swisscoy. Dhe për këtë arsye ne deshëm t`u adresohemi atyre në mënyrë të drejtpërdrejtë,. E nga ana tjetër, gratë do të na sillnin me vete shkathtësi që janë të rëndësishme në një mision paqeruajtës”, transmeton albinfo.ch.
. “Shpalljet për vende pune që u drejtohen në mënyrë të drejtpërdrejtë grave ose burrave, ndonëse nuk janë ilegale, shkelin megjithatë përfytyrimin tonë të barazisë gjinore, thotë drejtoresha e kësaj zyre, Sylvie Durrer.
Edhe vetë Baumann, formulimin e shpalljes e konsideron si “të paqëlluar”. Por, sipas tij “trajtimi jo i barabartë i gjinive nuk është në interesin tonë. Meshkujt kanë natyrisht edhe më tutje të drejtë të konkurrojnë në Swisscoy”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











