Shkurt.ch

“Swiss”, me më shumë fitim

Në tremujorin e tretë linja ajrore zvicerane «Swiss» raportoi një fitim prej 260 milionë frangash. Bëhet fjalë për më shumë se një të tretën në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.

Sipas “Swiss”, shitjet gjithashtu u rritën me pesë për qind, në 1.3 miliardë franga zvicerane. Rezultati u arrit, ndër të tjera, nga aeroplanë më efikas dhe më modernë, tha “Swiss”.

Për vitin në tërësi, linja ajrore pret që fitimi operativ të jetë më i lartë se në vitin paraprak. Sipas të dhënave të veta, tremujori i fundit i “Swiss” zakonisht është më i keq për arsye sezonale.