Shkurt.ch
Swiss, me shtim të numrit të pasagjerëve gjatë korrikut
Kompania Ajrore e Zvicrës Swiss gjatë korrikut, muaj i pushimeve verore ka shënuar një rritje të madhe të numrit të pasagjerëve në krahasim me muajin qershor. Bëhet fjalë për 3.9 për qind më shumë ose për shifra absolute prej 1.61 milion vetave që kanë shfrytëzuar shërbimet e Swiss-it gjatë korrikut. Rritje më e madhe është regjistruar në fluturimet interkontinentale (plus 5.6%).
Ndërsa në fluturimet brenda Evropës rritja ka qenë plus 3.5%, thuhet në një komunikatë për medie të publikuar sot nga Swiss.
Numri i fluturimeve po ashtu është rritur për 3% duke mbërritur shifrën prej 13.270 fluturimeve.
Ndërkohë, koncerni i madh ajror Lufthansa, pjesë e të cilit është edhe Swiss ka pasur gjatë korrikut një shtim prej 4.6% të numrit të udhëtarëve duke arritur në shifrën 10.99 milionë gjatë korrikut. Nga ana tjetër, pjesëtarja austriake e Lufthansa-s, Austrian Airlines (AUA) ka shënuar rritjen e parë që nga gushti i vitit 2014, rritje kjo prej 3%.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











