Shkurt.ch
“Swiss” heq pagesat për fëmijët e vegjël
Duke filluar prej 8 marsit në të gjitha fluturimet e Swiss do të hiqet pagesa për fëmijët e vegjël
Georges Mattenberger nga Wettingen është ankuar në telefon “Espresso” se edhe pse vajza e tij është 20 muajshe jo vetëm një herë për fluturimet me “Swiss” ka paguar biletë aeroplani gati 400 franga.
“Swiss” ka sqaruar se një fëmijë i vogël paguan 10 për qind nga tiketa normale për të rritur.” Natyrisht vijnë edhe shpenzimet tjera, në destinacione më të gjata që nganjëherë rezultojnë me disa qindra franga.
Por, tash e tutje prej 8 marsit në të gjitha fluturimet do të hiqet kjo pagesë për fëmijët.
“Ne reagojmë ndaj kërkesave të konsumatorëve. Bëhet fjalë për disa kategori të caktuar si p.sh. ofertat speciale ose për kategoritë më të ulëta të tiketave, si dhe në linjat e veçanta që nuk janë prekur nga rritja e çmimeve”, thonë në “Swiss”.
Në rastin e përfolur, prindi ka kërkuar një vend të veçantë për fëmijën në një destinacion të gjatë që ka paguar më shumë se 1000 franga, që është më shumë se për një të rritur.
Zëdhënësja e “Swiss”, Myriam Ziesack ka thënë se bileta për fëmijë është blerë dy muaj më vonë.
Në kushte normale paguhet për fëmijët në këtë kategorinë “fëmijë”, pasi gjithashtu edhe për fëmijë zihet një vend.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












