Shkurt.ch
Swatch me fitim rekord, 1.93 miliard franga
Qarkullimi që ndërmarrja me seli në qytetin Biel/Bienne ka realizuar gjatë vitit të kaluar është rritur për 8.3 për qind duke arritur në 8.8 miliardë franga
Koncerni zviceran Swatch, më i madhi i industrisë së orëve në botë gjatë vitit 2013 ka realizuar një fitim prej 1.93 miliard frangash, që është për 20 për qind më shumë se një vit më parë. Qarkullimi që ndërmarrja me seli në qytetin Biel/Bienne ka realizuar gjatë vitit të kaluar është rritur për 8.3 për qind duke arritur në 8.8 miliardë franga.
Me rezultatet e mira të arritura në vitin 2013, Swatch, ashtu si dhe industria e orëve në përgjithësi ka vazhduar trendi i sukseseve i filluar prej katër vitesh në këtë degë industriale në Zvicër, thuhet në një njoftim për medie. Në këtë kontekst, në Swatch dhe në industrinë e orëve besojnë se edhe viti 2014 do të jetë një vazhdimësi e sukseseve.
Swatch si kompani me shtrirje globale gjatë vitit të kaluar e ka rritur numrin e të punësuarve për 3800 të rinj, duke mbërritur në shifrën e gjithëmbarshme prej 34 mijë punëtorësh. Vetëm në Zvicër janë hapur 900 vende të reja të punës.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










