Shkurt.ch
SVP/UDC në Neuchâtel humb më shumë se gjysmën e vendeve në parlament
Kjo parti në zgjedhjet e djeshme ka humbur plot 11 deputetë në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kur i kishte 20 sish. FDP/PLR ka fituar 8 deputetë të rinj
Në zgjedhjet për Parlamentin dhe Qeverinë e Kantonit që u mbajtën të dielën në Neuchatel (Neuenburg), e djathta ka arritur ta ruajë epërsinë në parlament, ndonëse me 3 deputetë më pak se që ka pasur. Tash, raportet në mes të deputetëve të djathtë dhe atyre të majtë janë 58 me 57 në Parlamentin prej 115 deputetësh, shkruan srf.ch.
Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje në këto zgjedhje ka qenë humbja e më shumë se gjysmës së fuqisë parlamentare të SVP/UDC-së. Kjo parti, e cila në zonën frankofone nuk po ja del të fitojë terren, në zgjedhjet e djeshme ka humbur plot 11 deputetë në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kur i kishte 20 sish, përcjell albinfo.ch. Në shpinë të saj ka fituar FDP/PLR, e cila tashmë ka 8 deputetë më shumë se që kishte dhe me 43 sish ajo rrit dukshëm dallimin nga partia e dytë, SP/PS, e cila ka humbur një deputet dhe ka rënë në 33 sish. Nga ana tjetër, fitore të madhe ka realizuar Partia e Gjelbër, e cila nga 12 vende sa kishte, tash i ka 17.
Sa u përket zgjedhjeve për ekzekutiv, asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të fitojë shumicën kështu që pesë sish duhet të shkojnë në raundin e dytë. Edhe këtu SVP/UDC-ja ka pësuar debakël: kandidatët e saj nuk janë as nüë mesin e tetë më të votuarve. Ndërsa, ndryshe nga parlamenti, Qeveria e Kantonit duket se sërish do të ketë një shumicë të majtë.
Raundi i dytë pritet të zhvillohet më 23 prill.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











