SVP-UDC po kuvendon nën qiell të hapur
Kuvendi po mbahet jashtë sallave për arsyen se SVP nuk ka mundur të gjejë në kantonin Vaud një sallë të përshtatshme
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Popullore e Zvicrës (SVP-UDC) po e mban sot kuvendin e saj nën qiellin e hapur. Kjo po ndodh në Gland të kantonit Vaud, në afërsi të Liqenit të Lemanit. Kuvendi i ngjan një asambleje vendore, institucion ky i njohur nga tradita politike e demokracisë direkte të Zvicrës, njofton drs.ch.
Sipas shpjegimeve nga burimet partiake, tubimi po mbahet jashtë sallave për arsyen se SVP nuk ka mundur të gjejë në kantonin Vaud një sallë të përshtatshme dhe me vende të mjaftueshme për mbi 1000 delegatët e saj. Salla e vetme që kanë gjetur, ajo e Universitetit të Lozanës, ua ka mohuar më vonë mikpritjen, për shkak të kërcënnimeve që kishin ardhur në adresë të universitetit.
Në kuivendin në Gland, kryetari i SVP-së Toni Brunner ka shpallur synimin e partisë që në zgjedhjet e vitit të ardhshëm ajo të arrijë shkallën 30 për qind të votuesve. Delegatët po e shqyrtojnë programin e partisë për periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2015.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










