Tematike
SVP sërish para gjyqit për pllakatin “kosovarët therin zviceranin”
Prokuroria e Bernës në fund të muajit do t`i marrë në pyetje sekretarin e pergjithshëm të SVP/UDC-së dhe zëvendësen e tij
Gjykata e Lartë e Bernës do të detyrohet që sërish të iniciojë lëndën kundër SVP/UDC-së lidhur me afishen e njohur “Kosovarët therin zviceranin” që kjo parti e kishte shpërndarë në prag të një referendumi vitin 2011.
Prokuroria e përgjithshme e kishte ndërprerë hetimin pasi që në shtator të vitit 2013 Parlamenti nuk i kishte hequr imunitetin kryetarit të SVP-së dhe deputetit nacional Toni Brunner.
Ndërsa tash, në muajin gusht, siç merr vesh gazeta “SonntagsZeitung” gjykata e përmendur ka pranuar ankesën e avokatit nga Cyrihu, David Gibor kundër vendimit për ndërprerjen e hetimeve nga prokuroria në fjalë. Gibor ne këtë rast përfaqëson dy kosovarë që kanë iniciuar rastin.
Pas bërjes publike të kallëzimit penal për diskriminim racor në lidhje me afishen e përmendur, kryetari i SVP-së Brunner kishte deklaruar se, si kryetar partie e merrte tërë përgjegjësinë mbi vete. Ndërkaq avokati Gibor para dhomës së ankesave të Gjykatës së Lartë të Bernës ka argumentuar se Brunner nuk mund të jetë përgjegjësi i i vetëm për krijimi dhe shpërndarjen e afishes në fjalë.
Vetë Brunner me rastin e marrjes në pyetje kishte pranuar se edhe sekretari i përgjithshëm i SVP-së ka qenë i përfshirë në rastin. Gjegjësisht ai ka përmendur emrin e tij, Martin Baltisser pastaj edhe zëvendësja e tij SIlvia Bär dhe një person i tretë.
Këto janë arsyet që kanë shtyrë Gjykatën e Lartë të marrë vendimin se Prokuroria duhet të vazhdojë detyrimisht hetimet. Ajo, në fund të muajit do t`i marrë në pyetje sekretarin Baltiser dhe zëvendësen Bär. Për “shkaqe taktike të procesit”, avokati Gibor nuk ka dashur të shprehet më shumë lidhur me të dyshuarit.
Gibor tashmë dy herë ka bërë kërkesë te Gjykata e Lartë se prokuroria duhet ta vazhdojë procedurën. Në herën e parë prokuroria në fjalë në tekstin e afishes nuk kishte gjetur përmbajtje që shkel ligjin kundër racizmit. Në të dytin ajo nuk ka dashur të pranojë se kushdo mund të ishte fajtor ne ketë rast.
Autoritetet e Bernës për zbatimin e ligjit ndërkohë ishin detyruar nga Gjykata Federale Penale për të kryer hetimet. Por, rreth një vit gjyqësia e Bernës dhe ajo e Cyrihut ishin shtyrë duke e bartur përgjegjësinë te njëra tjetra.
“Në fakt fitohej përshtypja se prokuroria dëshironte që sa më shpejtë ta hiqte qafe rastin e ndjeshëm”, thotë Gibor.
Teksti i pllakatit të inkriminuar “Kosovarët therin zviceranin” (që pastaj ishte ndryshuar në “Kosovari ther zviceranin”) i referohej rastit të ndodhur në gusht të vitit 2011 kur një kosovar gjatë një zënke kishte therur me thikë një ish mundës zviceran dhe aktivist të SVP-së në Interlaken. Pllakati ishte shpërndarë pastaj në prag të grumbullimit të nënshkrimeve për votimin e iniciativës së po kësaj partie “Kundër migracionit masiv”.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











