Shkurt.ch
SVP për heqje të statusit “F” dhe për dëbim të shpejtë të azilkërkuesve
restrikcioni i radhës që e propozon kjo parti është heqja në tërësi e statusit të pranimit të përkohshëm gjegjësisht “Vizës F”
SVP/UDC, në përpjekjet e saj për ashpërsimin e politikës së azilit ka shkuar së fundi edhe një hap më tutje. Ajo, përmes dy iniciativave parlamentare ka kërkuar, përveç tjerash, që azilkërkuesit të cilët kanë marrë vendim negativ të mos kenë më shumë se një herë të drejtë ankese. Ndërsa restrikcioni i radhës që e propozon kjo parti është heqja në tërësi e statusit të pranimit të përkohshëm gjegjësisht “Vizës F”.
SVP synon që të gjithë rastet e personave me status F të rishikohen dhe t¨kthehen sa më parë që është e mundur në vendet e tyre.
Më tutje në iniciativat e përmendura kërkohet që të huajt ë cilëve u ka dalë afati i qëndrimit në Zvicër por që vazhdojnë të qëndrojnë këtu në mënyrë ilegale, të shkyçen fare nga mundësia e marrjes së ndihmës emergjente.
Si bazë për këto ndryshime, fraksioni i SVP-së në Parlamentin e Zvicrës përend kaosin që sipas tij mbretëron në sferën e azilit, ku numërohen procedurat e stërzgjatura të azilit me “shumë mundësi ankese” si dhe dëbimi jofunksional i azilkërkuesve ne vendet e prejardhjes.
Si masë plotësuese, SVP propozon edhe ashpërsimin e kontrollimit të kufijve, në rast nevoje edhe me ushtri.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










