SVP kërkon anulimin e Shengenit
Sipas SVP-së, hapja e kufijve ka mundësuar hyrjen e lirë të më shumë emigrantëve ilegalë në Zvicër krahasuar me më parë

Në prag të vitit 2011, që për Zvicrën do të jetë vit i zgjedhjeve në nivel federal, SVP ka dalë edhe me një iniciativë të re – nxjerrjen e Zvicrës nga zona e Shengenit. Siç ka kërkuar kryetari i kësaj partie Toni Brunner në një konferencë shtypi të mbajtur sot, Zvicra duhet që sërish të ketë mundësinë t`i mbrojë kufijtë e saj.
Dhe nëse një gjë e tillë nuk është e mundur, ajo atëherë duhet të tërhiqet nga Marrëveshja e Shengenit për lëvizje të lirë, njofton Tages Anzeiger.
Sipas SVP-së, hapja e kufijve, që ka ardhur me hyrjen e Zvicrës në zonën evropiane të sigurisë, ka mundësuar hyrjen e lirë të më shumë emigrantëve ilegalë në Zvicër krahasuar me më parë. Po ashtu janë shpeshtuar “ekskursionet” e kriminelëve që vijnë nga shtetet fqinje për të kryer delikte të ndryshme.
Ndërsa, ka shtuar SVP, shpenzimet që dalin nga anëtarësia në Shengen janë pesë herë më të larta se sa kanë qenë premtuar nga Qeveria Federale para referendumit mbi hyrjen në zonën e Shengenit, në vitin 2005.
Sipas SVP-së, hyrja në Shengen, për Zvicrën ka domethënien e “nënshtrimit ndaj juridiksionit të huaj”. Kjo, për arsyen se Zvicra, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Shengenit ishte detyruar të përshtaste një sërë ligjesh me juridiksionin e BE-së.
Në referendumin e mbajtur në vitin 2005, pro marrëveshjes së Zvicrës me Shengenin dhe Dublinin kishin votuar 55 për qind e pjesëmarrësve. Hapja e kufijve, në përputhje me marrëveshjen, është bërë më 13 dhjetor 2008.
E-Diaspora
-
Turnir humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhën 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia” Që nga zgjedhjet e shkurtit, ka pasur 32 përpjekje për të konstituuar parlamentin - të gjitha...
-
Turnir humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhën 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit