Kosova
Sveçla: Serbia t’i dorëzojë terroristët që po trajtohen në Novi Pazar
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, në konferencën e jashtëzakonshme ka kërkuar nga Serbia t’i dorëzojë gjashtë terroristët që kanë mbetur të plagosur nga sulmi i së dielës, të cilët po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit.
“Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion, sipas informatave të deritashme, 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi pazarit. Kërkojmë nga Serbia ata t’ua dorëzojë menjëherë autoriteteve të Kosovës që t’iu përgjigjen drejtësisë për aktet e tyre terroriste. Po ashtu, edhe çfarëdo pjesëtari i këtij grupi që ka arritur të ikën në Serbi, kërkojmë nga Serbia të dorëzojë”, ka thënë ai.
Ai ka njoftuar se në armatimin që kanë sekuestruar, ka armë që janë të vitit 2021 të ushtrisë serbe, ndërsa konfirmoi se në objektet brenda Manastirit, janë gjetur harta, e plane që tregojnë për planin, përcjell albinfo.ch.
“Organizim terrorist i urdhëruar nga Beogradi nuk ka të bëjë me organizim të shpejtë. Në materiale kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojçiq. Ka pasur përfshirje të qindra personave, ka armë ushtarake të vitit 2021 që janë furnizim nga Ushtria e Serbisë. Serbia po shfrytëzon kriminelët”, ka deklaruar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












