Futboll
Super gol, kualifikim, Lojtari i Ndeshjes
Milot Rashica po shkëlqen në Gjermani. Viti 2019 ka qenë i jashtëzakonshëm për të.
Tashmë Rashica është shndërruar në lider në skuadrën gjermane të Werder Bremen, si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Gjermanisë.
Të mërkurën mbrëma, Werderi eliminoi Schalken në udhëtim me rezultat 0:2, ku golin e parë e shënoi Milot Rashica, shkruan albinfo.ch.
Rashica shënoi një super gol nga distanca, duke dëshmuar për formën e jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon. Werder tashmë ndodhet në mesin e katër skuadrave më të mira në Kupën e Gjermanisë
“Milot Rashica më 2019: Në 11 paraqitje 9 gola”, ka shkruar faqja e UEFA-s në gjuhën gjermane.
Pas ndeshjes, Rashica u zgjodh edhe futbollisti më i mirë i ndeshjes.
Futbollisti nga Vushtrria ka shënuar edhe tetë gola dhe dy asistime në Bundesligë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










