Kosova

“Sunny Hill” dhe “Manifesta” sollën miliona euro fitime

Kërkohet që shteti ta bëjë Kosovën një atraksion më të madh turistik

Këtë vit në Kosovë janë organizuar një sërë festivalesh e aktivitetesh të tjera, të cilat po vlerësohet se sollën miliona euro fitime. Sidomos për faktin se u organizuan dhe po vazhdojnë të organizohen në kohën kur edhe bashkatdhetarët qëndrojnë për pushime në Kosovë.

Vetëm festivalet “Sunny Hill” dhe “Manifesta”, sipas kryetarit të Odës së Turizmit dhe Hotelerisë, Hysen Sogojeva, mund të kenë kaluar dhjetëra milionë euro fitime, përcjell Albinfo.ch.

“Sunny Hill dhe Manifesta mund të kalojnë milionëshe, mund të kalojnë shifra dhjetëra milionëshe”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Sipas Sogojevës, shteti duhet ta bëjë Kosovën një atraksion më të madh turistik që diaspora të shpenzojë më shumë gjatë verës dhe të rriten remitencat.

“Prandaj, shteti, gjegjësisht qeveria, duhet të punojë në këtë drejtim që ta bëjë sa më atraktiv turizmin në vend”, tha ai. /Albinfo.ch