Sport
Sulmuesi kuqezi transferohet në Spanjë
Ndeshja e parë për të është kundër Real Madridit
Armando Sadiku ka bërë hapin më të madh në karrierën e tij. Ai nga Legia e Varshavës është transferuar në Levante, që garon në La Liga të Spanjës, shkruan albinfo.ch.
Sadiku ka nënshkruar kontratë me skuadrën spanjolle deri në verë të vitit 2020.
Sulmuesi shqiptar ka luajtur në disa liga më herët, si në Zvicër dhe Poloni, kurse është pjesë e rëndësishme e Kombëtares shqiptare dhe do të mbahet mend për golin që i shënoi Rumanisë në Kampionatin Evropian.
Ai befasoi të gjithë me kalimin në Spanjë, kurse lajmi u konfirmua nga të gjitha palët, derisa skuadra spanjolle, i uroi mirëseardhjen me një video me disa nga golat e tij.
Interesant është fakti se ndeshja e radhës për Sadikun dhe skuadrën e tij të re do të luhet kundër gjigantëve spanjollë dhe evropianë, Real Madridit, më 3 shkurt, në orën 20:45.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











